Humbi jetën tragjkisht në Durrës, ja kush ishte ish ministri i Rendit
Dritare.net
Një ish ministër i Republikës së Shqipërisë ka humbur jetën tragjikisht ditën e djeshme pasi është rrëzuar nga kati i 7 i një pallati.
Vladimir Hysi u lind në Vlorë, më 17 tetor 1950, ishte Ministër i Rendit në periudhën 18 dhjetor 1991-13 prill 1992 (në moshën 41 vjeç), me origjinë nga Verzhezha e Skraparit, i prejardhur nga familje e shquar patriotike.
Hysi ishte pjesë e qeverisë teknike me kryeministër Vilson Ahmetin.
Ministri i Rendit, Vladimir Hysi mbahet mend për hapjen e gazetës “Albapol” me kryeredaktor Naim Zoton që u bë një media shumë e suksesshme dhe e pavarur sidomos në mbulimin e kronikës.
Vladimir Hysi është arrestuar më 5 mars 1996 me akuzën e krimeve kundër njerëzimit, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ai u dënua me 1.5 vjet burg nga gjykata e shkallës së parë dhe Gjykata e Apelit ndërsa Gjykata e Kasacionit atëherë i hodhi poshtë akuzat duke e shpallur të pafajshëm.