
Horoskopi i vitit 2025 për Virgjëreshën nga Christine Haas
Dritare.net

Gjatë këtij viti vëmendje më e madhe do i shkojë familjes dhe jetës profesionale. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që do e lini pas dore dashurinë apo fushat e tjera të jetës. Jeta në çift do ketë edhe periudha të shndritshme, por edhe javë të tensionuara dhe konflikte të mëdha. Që në muajt e parë do e kuptoni se duhet të bëni ndryshime rrënjësore nëse doni që gjërat të ecin në rrugën e duhur. Për beqarët ky vit do jetë shumë ndryshe nga ai më parë. Në sezonin e pranverës dhe verës do jetë koha për të filluar një lidhje. Financat në pjesën më të madhe të kohës do jenë delikate. Vetëm në muajt e fundit situata do ketë përmirësime. Bëni kujdes! Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por stresi dhe ankthi mund të sjellin disa shqetësime. Mos i lini ato pas dore. Në punë që në muajin e parë priten ndryshime të mëdha. Do hidhni goxha hapa para dhe do ndiheni mirë. /dritare.net

















