Na ndiqni edhe në

Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2025 për Ujorin nga Christine Haas

Horoskopi i vitit 2025 për Ujorin nga Christine Haas

Të qeshur dhe të hapur, ju në përgjithësi i merrni gjërat si t’iu vijnë. Nëse doni që ato të shkojnë mirë gjatë këtij viti në jetën tuaj sentimentale duhet të toleroni më tepër dhe t’i jepni më tepër pavarësi atij që keni në krah. Mos kërkoni që ai te bëjë gjithmonë atë qe ju kërkoni, por bashkëpunoni dhe gjeni të mesmen më të mirë. Beqarët do e arrijnë atë që duan në planin sentimental. Pjesa e dytë e vitit do ketë ftesa dhe propozime të mrekullueshme e emocionuese. Financat do kenë shumë përmirësime që në muajt e parë. Megjithatë kjo nuk do të thotë qe ju të shpenzoni shumë marramendëse. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla përgjatë muajve, megjithatë ne përgjithësi nuk do keni ankesa serioze. Me pak përkujdesje do i kaloni shpejt e shpejt. Për punën do jete vit i suksesshëm. Kushtet do jenë më të mira dhe ekipi me të cilin do punoni më i përzgjedhur. /dritare.net