
Horoskopi i vitit 2025 për Shigjetarin nga Christine Haas
Dritare.net

Dinamike e të guximshëm, ju e jetoni jetën me pasion. Po çfarë kanë rezervuar yjet për këtë vit? Muajt e parë të vitit të ri do jenë mjaft të rëndësishëm për jetën sentimentale të atyre që janë në një lidhje. Priten ndryshime rrënjësore dhe projekte me rëndësi. Ata që janë të martuar mund të marrin lajmin e pritjes së një fëmijë në 6 mujorin e dytë. Beqarët do jenë më të qartë për atë që duan dhe do mendohen mirë para se të hedhin çdo hap. Financat nuk do jenë shumë të këqija, madje mund të keni edhe një rritje të të ardhurave. Shëndeti nuk do jetë gjithë kohës i qëndrueshëm. Stresi do jetë ai që do sjellë herë pas here probleme. Është viti i duhur për të filluar ndonjë aktivitet sportiv. Në punë do jetë një vit i mbushur me risi, lodhje, por edhe me arritje të mëdha. Disa mund të ndryshojnë pozicionin, ndërsa ata që janë pa punë do zënë një vend të rëndësishëm. /dritare.net

















