
Horoskopi i vitit 2025 për Peshqit nga Christine Haas
Dritare.net

Ju jeni të ndjeshëm dhe diskretë në përgjithësi. Ky vit do jetë viti i marrjes së vendimeve të rëndësishme si ne planin profesional edhe atë familjar. Doni të dini si do shkojë dashuria? Duhet të ndryshoni paksa sjelljen tuaj ndaj atij që keni në krah dhe t’i shprehni më tepër ato që ndjeni. Vetëm në këtë mënyrë do e mbani zgjuar zjarrin e pasionit. Beqarët që në muajin e parë do kenë mundësi për të filluar lidhje serioze. Harrojeni të shkuarën dhe shihni vetëm drejt së ardhmes. Për sa i përket shëndetit duhet thënë se ai do ketë herë pas here disa probleme. Dëgjojeni më tepër trupin tuaj dhe kujdesuni për të pa qenë vonë. Në punë duhet të jeni më bindes dhe më këmbëngulës se kurdoherë tjetër. Mos lejoni që të tjerët t’ua rrëmbejnë rastet më të mira nga duart. Tregojini zotësitë tuaja. /dritare.net

















