Na ndiqni edhe në

Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2025 për Peshoren nga Christine Haas

Horoskopi i vitit 2025 për Peshoren nga Christine Haas

Gjatë këtij viti ju do jeni më optimistë dhe më dinamikë. Për sa i përket dashurisë duhet thënë se çiftet do kenë probleme në muajt e parë. Vetëm gjatë verës do dalin rrezet e diellit që do e përmirësojnë situatën. Deri në atë periudhë herë do mendoni të ndaheni dhe herë do reflektoni për gjithë ato që keni kaluar. Për beqarët nuk është viti që ata prisnin. Flirtimet, takimet dhe aventurat nuk do mungojnë, por dashuritë e mëdha nuk do lindin as këtë vit. Për financat do kujdeseni më tepër se kurdoherë. Nuk do shpenzoni kuturu, përkundrazi do mendoheni njëqind herë edhe për investimin më të vogël. Shëndeti fatmirësisht do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur. Nuk do mungojë ndonjë dhimbje koke apo shqetësime të vogla, por e sigurtë është që nuk do prekeni nga sëmundje dhe nuk do keni probleme serioze. Në punë do filloni projekte të rëndësishme të cilat do ju bëjnë të njohur në shumë mjedise. /dritare.net