
Horoskopi i vitit 2025 për Dashin nga Christine Haas
Dritare.net

Plot gjallëri dhe pasionante, ju e jetoni jetën intensivisht. Këtë vit do jeni të vendosur, këmbëngulës dhe do realizoni projekte të rëndësishme. Ata që kanë një lidhje të qëndrueshme do hedhin hapa madhështore dhe do e ndryshojnë tërësisht jetën e tyre. Personat që kanë pasur mosmarrëveshje do kenë një vit më të ekuilibruar. Nuk do bëni më asgjë në mënyrë impulsive dhe duke menduar vetëm për veten. Beqarët do ndihen mirë me veten dhe me statusin që kanë. Nuk do e kërkojnë me ngulm një lidhje. Në planin financiar nuk priten vështirësi të mëdha, megjithatë rekomandohet maturi me shpenzimet. Shëndeti do ketë vështirësi në muajt e parë, por dalëngadalë do fillojë të stabilizohet. Do kujdeseni më shumë për veten. Në punë nuk do keni një vit shumë të qetë dhe pa tension, por falë këmbënguljes suaj do arrini të realizoni gjithçka kishit ëndërruar. /dritare.net

















