Na ndiqni edhe në

Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2025 për Bricjapin nga Christine Haas

Horoskopi i vitit 2025 për Bricjapin nga Christine Haas

Kreativë dhe të sinqertë, ju gjithmonë i merrni gjërat me qetësi. Për sa i përket jetës sentimentale, ata që kanë një lidhje duhet t’i përkushtohen me tepër partnerit dhe të bëjnë edhe sakrifica vetëm për të ruajtur një klimë harmonike. Mos kërkoni gjithmonë që ai t’iu surprizojë. Për beqarët ky vit do jetë i fundit i të qenit vetëm. Edhe pse vetëm në fund do shfaqen mundësi për një lidhje, nuk do mërziteni aspak falë mbështetjes së miqve dhe familjareve. Në planin financiar do e keni më të lehtë t’i menaxhoni të ardhurat që keni. Vera ose fundi i vitit është koha ideale për të kryer investime. Shëndeti nuk do ketë shqetësime te mëdha, madje do jeni edhe me e energjike se me pare. Shenjat e lodhjes do ndihen, por nuk do jenë shqetësuese. Në punë, muajt e parë do jenë super të ngarkuar, por me kalimin e kohës gjërat do normalizohen. Pas pranverës do merrni një lajm me rëndësi. /dritare.net