Horoskopi i vitit 2024 për Peshqit nga Christine Haas
Dritare.net
Gjatë këtij viti do t’iu duhet të kaloni disa sfida, të cilat do jenë vërtet të vështira. Gjithsesi gjëja e mirë është që ndryshe nga më parë, do të jeni më luftarakë. Dëgjojeni intuitën dhe do të arrini atje ku doni. Jeta sentimentale do ketë ulje dhe ngritje, përveç shkurtit kur mund të kaloni momente pasiononte. Bëni shumë kujdes me xhelozinë. Për beqarët nuk është e sigurt nëse do të ndodhin ngjarjet e shumëpritura. Le të bëjnë pak durim sepse asnjëherë nuk i dihet. Për punën 2024 do të jetë vit plot sfida, por falë vendosmërisë suaj dhe mbështetjes së planetëve pritet të jetë edhe i suksesshëm. Shpesh do t’iu lindin edhe ide të shkëlqyera që do t’i habitin edhe shefat tuaj. Mund të ndryshoni edhe pozicionin e punës, sigurisht që për mirë. Në tetor do të ndodhë diçka vërtet emocionuese. Financat do kenë herë pas here tronditje të vogla. Shëndeti nuk do të jetë i keq, por mundohuni të ushqeheni si duhet dhe të mos e teproni me qëndrimin zgjuar në orët e natës.
Disa këshilla të vyera që iu japin yjet për këtë vit janë: Shëroni plagët e vjetra, përqendrohuni tek gjërat pozitive dhe lëreni të lirë kreativitetin tuaj. /A.S-Dritare.net