

Dashi
Lini pak anash agjendën për hir të dikujt që keni për zemër. Një mik juaji i mirë, i dashuri apo një koleg pune ka nevojë për ndihmë, sepse po kalon një fazë të vështirë. Mund të mos e keni vërejtur këtë, sepse ky person është treguar në formë të mirë. Por në vend se t’i besoni pamjes së jashtme, hulumtoni pak më thellë. Shprehni këtij personi dashuri, përkushtim edhe me fjalë, edhe me vepra.
Demi
E keni të vështirë të shprehni nevojat tuaja, sidomos sepse jeni shumë të turpshëm për të thënë atë që vërtet dëshironi. Do të befasoheni se sa i etur është partneri juaj të marrë përshtypjet tuaja, qoftë të mira apo të këqija. Mënyra e vetme që kjo lidhje të funksionojë është të tregoheni të sinqertë me njëri-tjetrin. Përfitoni nga rasti për të përmirësuar anën tuaj emocionale. Mos u merrni më me ushtrime. Mjafton puna që po e bëni për t’ju mbajtur në formë.
Binjakët
Përgatituni të pranoni fajin për një gabim që e keni bërë, edhe nëse nuk do të merrni vëmendje të duhur. Të gjithë po kalojnë nëpër kaos. Gjëja më e rëndësishme për ju është të merrni përgjegjësitë tuaja dhe të përmirësoni situatën. Duke sulmuar vetëm sa do të rrisni problemet. Nëse ju ka ikur një afat, gjeni mënyrën për ta kompensuar punën. Lini alarme në telefon që t’ju kujtojnë obligimet që keni.
Gaforrja
Jeni bërë më të ndjeshëm sesa zakonisht dhe kjo po ju shkakton probleme në shtëpi. Mos i merrni të gjitha gjërat personalisht. Nëse dikush ju bën vërejtje, është më mirë t’u përgjigjeni kritikave me buzëqeshje. Kohëve të fundit të afërmit dhe cimerët tuaj po ndihen sikur nuk keni qenë në tokë. Mësoni të qeshni me gabimet tuaja dhe të tjerët do të tregohen edhe më bashkëpunues.
Luani
Rezistoni dëshirës për të folur me njerëz kur jeni nervoz. Në këto raste do të lini më shumë përshtypje nëse dëgjoni sesa kur flisni. Nëse dikush ju bën një pyetje direkte, merrni frymë disa minuta para se t’i përgjigjeni. Ngatërrimi i përgjigjes mund të jetë i turpshëm. Përcjellja e një imazhi mund të jetë mundësi për të vënë kontroll. Mos u befasoni nëse dikush ju ofron një punë të mirë, pasi do të lini përshtypje të mrekullueshme te një epror.
Virgjëresha
Po ndiheni paksa të përgjumur, por mungon vullneti për të ndryshuar gjendjen. Bëni një ndryshim të thjeshtë për të rritur energjinë. Bëni një shëtitje pasdreke, flini gjatë ditë sapo merruni me ndonjë dietë. Këto gjëra do t’ua kthejnë normalitetin në jetën tuaj. Mos u tregoni gtë ashpër me veten kur dështoni në përmbushjen e detyrave. Njerëzit më të suksesshëm janë ata që dinë të falin vetveten.
Peshorja
Zakonisht, jeni të gatshëm për kompromise. Por në këtë rast do të jetë ndryshe. Njerëzit që ju duan dhe kolegët që keni afër nuk janë duke pëlqyer vendimin tuaj, sepse shumica e tyre varen nga ju. Tani është koha të kënaqni dëshirat tuaja personale, sepse gjithmonë keni qenë në dispozicion të tyre. Nëse kjo nënkupton se disa njerëz do t’ju largohen nga shoqëria, atëherë le të jetë ashtu.
Akrepi
Nganjëherë mënyra më e mirë për të drejtuar gjërat midis jush dhe partnerit është më pak e dukshme dhe më pak e vështirë. Është koha kur duhet të tregoheni më të sofistikuar lidhur me gjërat që kanë të bëjnë me këtë person. Nëse ju dëgjoni mendjen tuaj, ai do të dëgjojë të veten dhe mund të përfundoni me grindje familjare. Bëhuni më të qetë, buzëqeshni dhe jepni siguri që gjërat janë duke shkuar në rrugën e duhur.
Shigjetari
Përgjithësisht, jeni tip goxha mendjehapur. Kohëve të fundit jeni kapur pas një filozofie që nuk është universale. Bëhuni më fleksibil kur është fjala për të diskutuar këtë koncept tuajin me të tjerët. Vetëm pse një aspekt i jetës suaj nuk po shkon si duhet, nuk do të thotë që të gjitha gjërat po shkojnë keq. Është shumë e rëndësishme të tregoni respekt për miqtë dhe të dashurit. Bëhuni më mirënjohës për rrethin tuaj shoqëror.
Bricjapi
Në vend se të bëni atë që duhet, më mirë ndiqni zemrën tuaj. Merrni një ditë pushim nga puna dhe kushtojani anës suaj emocionale. Provoni ndonjë aktivitet që ju ka tërhequr gjithmonë, edhe nëse ju duket budallallëk. Shumë shpesh shprehni dëshira për të mbështetur të tjerët. Lider i mirë është ai që dëgjon më të mirën nga grupi dhe jo vetëm dëshirat e tij. Thyeni këtë rreth edhe përkohësisht.
Ujori
Mos e humbni energjinë kot për njerëz që nuk po ju japin asgjë në shkëmbim. Gjithmonë keni qenë të etur të ndihmoni ata që kanë vështirësi. Ky është dallimi mes jush dhe të tjerëve. Mundësitë, të cilat vënë në pah padrejtësitë e jetës duhet të shmangen. Me kalimin e kohës do të humbni energjinë e resurset. Dilni nga këto marrëveshje sa më shpejt dhe sa më pastër që të jetë e mundur.
Peshqit
Rezistoni dëshirës për të përdorur personalitetin tuaj që të manipuloni me të tjerët. Nuk keni dëshirë të udhëhiqni dikë. Nëse e bëni ky person do t’ju thyejë zemrën. Aktualisht keni nevojë për miq dhe jo për armiq. Bëhuni të sinqertë kur keni nevojë për ndihmë. Mos luani lojëra dhe mos bëni premtime që s’mund t’i mbani. Dikush mund t’ju thotë diçka që do t’ju lëndojë me qëllim. Mos i kushtoni vëmendje, sepse është xheloz.

















