

Dashi
21.03-20.04
Gjithçka po shkon shumë mirë. Do ta keni mundësinë të udhëtoni në ndonjë lokacion glamuroz apo biznesor. Sigurohuni që ta kontrolloni pasaportën dhe datat e rezervimeve. Gjëja e fundit që dëshironi është të ndaleni në aeroport për shkak të ndonjë problemi burokratik. Derisa jeni rrugës, mund të ndiheni të lodhur. Do të përcaktoheni t’i vizitoni të gjitha restorantet më të mira, sikurse edhe dyqanet dhe vendet me rëndësi historike.
Demi
21.04-20.05
Një lidhje pasiononte po ju detyron t’i ndërroni prioritetet. Në vend se të kaloni minutat e fundit në punë, do të ndani më shumë kohë për partnerin tuaj. Kolegët do të fillojnë të pyeten se çfarë ka ndodhur me ju. Ata nuk do të mundë t’ju bindin se duhet të kryeni detyrat që u janë caktuar. Mos u mbroni kur të tjerët ju akuzojnë se po tregoheni përtacë. Ata që punojnë me ju e dinë se sa kontribute keni dhënë.
Binjakët
21.05-20.06
Nëse përmirësoni pamjen do të hapni dyer të reja për veten. Edhe pse nuk jeni shumë të entuziazmuar për këtë, ju pëlqen vëmendja. Vishni rroba që ju bëjnë të dukeni bukur e që njerëzit ta kthejnë kokën pas jush. Nëse nuk jeni të sigurt se si të përmirësoni pamjen, flisni me ndonjë mik që ka stil. Ky do t’ju ndihmojë të zgjidhni ngjyrat, rrobat dhe aksesorët që ju përshtaten. Sapo të mësoni se si të visheni do ta ndryshoni gardërobën dhe kjo do të ndikojë edhe në vetëbesimin tuaj.
Gaforrja
21.06-20.07
Jeni shumë të zënë me obligime. Ju pëlqen të gjeni mënyra për ta bërë jetën komode për veten dhe të tjerët. Pranoni një punë në ndonjë industri glamuroze sepse do t’ju përshtatet mirë. Trajtoni klientët tuaj si mbretër pavarësisht pozitës së tyre në shoqëri. Kur konsumatorët ndihen të veçantë, ata do të kthehen prapë tek ju. Ky nivel besnikërie është i rrallë në biznes. Ju e dini se për të pasur sukses duhet ta ofroni një rol të ri intrigues.
Luani
21.07-20.08
Një romancë po shkon mirë. Është ndjenjë e mrekullueshme të jeni me dikë që admiron gjithçka rreth jush. Kurdo që jeni me të dashurin ju ndiheni sikur mund të lëvizni malet. Shfrytëzojeni vetëbesimin të ndiqni një prirje artistike apo hobi që lidhet me teatër. Bëni audicion për një rol, merruni me ndonjë instrument muzikor apo provoni të shkruani ndonjë skenar. Është mirë ta keni një jetë edhe jashtë lidhjes romantike.
Virgjëresha
21.08-20.09
Nuk mund të prisni që partneri apo miku i ngushtë të mbushë gjithë vakuumin emocional. Për të kultivuar lumturinë duhet të ndryshoni prioritetet dhe të riaranzhoni agjendën. Në vend se të merreni me punë që priten prej jush, delegoni disa detyra tek të tjerët. Kohën e lirë kalojeni duke u marrë me aktivitete që ju pëlqejnë, qoftë gatimi, kopshtaria apo shkrimet. Krijoni shprehinë të takoheni rregullisht me njerëz që ju bëjnë të qeshni.
Peshorja
21.09-20.10
Një plan i mirë është kritik për realizimin e ëndrrave. Ka kohë kur preferoni të imagjinoni jetën ideale në vend se të luftoni për të. Ky qëndrim po ju mposht keq. Ju keni kontroll shumë më të madh seç e mendoni. Nuk ka rëndësi a dëshironi ta ndiqni një karrierë ëndrrash, të përvetësoni një partner apo të bëni emër në art. E rëndësishme është të filloni të punoni për ambiciet tuaja.
Akrepi
21.10-20.11
Situata juaj financiare po përmirësohet, por ju jeni ende të shqetësuar se si do t’i paguani faturat. Sa më shpejt që e mbështetni besimin tek Universi, aq më shpejt do të tërhiqni mundësi të reja për të bërë para. Një person kërkues është arsyeja pse ju e keni këtë qasje për para të gatshme. Mos i mbuloni të gjitha shpenzimet e një partneri apo fëmije. S’ka arsye pse duhet t’i blini këtij të afërmi gjithçka që dëshiron.
Shigjetari
21.11-20.12
Do të merrni disa para shtesë dhe kjo ju mundëson të keni pak luks. Përfitoni nga mundësia për të aranzhuar një udhëtim që keni dashur ta bëni prej vitesh. Familja mund të mos ju përkrah shumë dhe t’ju kërkojë të kaloni më shumë kohë në shtëpi. Ata nuk e kuptojnë nevojën tuaj për të udhëtuar dhe eksploruar. Në vend se të ndiheni fajtor për këtë gjë, shkoni me mendje dhe zemërhapur. Mund t’ju sillni suvenire.
Bricjapi
21.12-20.01
Puna me një partner prapa skenave do t’ju shpaguhet. Do të arrini shkathtësi të vlefshme duke bashkëpunuar me këtë person. Jeni të kujdesshëm nga natyra, por kjo gjë ua ka ndaluar të shprehni anën kreative. Këto bllokada do të zhduken kur jeni me dikë që ka energji spontane. Ngadalë por sigurt do të filloni t’u besoni instinkteve. Kjo do t’ju mundësojë të arrini nivele të larta profesionale që asnjëherë s’i keni ëndërruar.
Ujori
21.01-20.02
Dëgjojeni këshillën e një miku sa u përket lidhjeve. Keni tendencë t’i mbani mendimet për vete. Nëse e shpërfaqni ndonjë emocion ndiheni jo rehat. Nëse nuk tregoni dashuri për të afërmit e të dashurit tuaj, ata do të ndihen të neglizhuar. Krijoni shprehinë të thoni faleminderit, duke u dhënë dhurata e përqafime. Në fillim do të ndiheni në siklet, por kur të shihni reagimin e tyre ndaj këtyre gjesteve do ta keni shumë më lehtë.
Peshqit
21.02-20.03
Shijoni komplimentet. Gjithmonë keni qenë persona shumë të ndjeshëm që kanë nevojë për kohë për t’i njohur të tjerët. Si rezultat i kësaj do të mund të krijoni produkte dhe shërbime që janë të popullarizuara mes komunitetit tuaj. Në vend se të luftoni për pasuri e pushtet, ju preferoni të fokusoheni në nevojat e anëtarëve të margjinalizuar të shoqërisë. Si rezultat i kësaj keni akumuluar një audiencë impresive./koha.net

















