

Jeni të gatshëm të hulumtoni territore të reja, por jeni pak të dobët lidhur me perspektivën. Dëgjoni më shumë kritikën tuaj të brendshme. Nëse dëgjoni vetëm gjërat e këqija, nuk do të arrini asgjë. E keni rastin të mësoni ndonjë gjuhë të huaj, të studioni zakone interesante ose të eksploroni ndonjë vend ekzotik. Një vendim ligjor do të shkojë në të mirën tuaj dhe do t’ju ndihmojë për një arritje. Ecni para, sepse ju e keni merituar këtë.
Demi- 21.04-20.05
Miqtë janë shumë të zëshëm për mënyrën se si duhet ta kaloni kohën. Jeni lodhur nga këto ndërhyrje por nuk dini si t’i ndaloni. Filloni duke e larguar veten nga turma. Kërkoni ndonjë vend që ju jep qetësi. Në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të zbuloni atë që e dëshironi me të vërtetë. Është shumë e mundimshme që shumë njerëz janë të interesuar t’ju ndërhyjnë, por ju duhet të jeni vetë lider të jetës suaj.
Binjakët- 21.05-20.06
Disa instruksione janë të paqarta për ju dhe nuk do të jeni të sigurt se si të veproni. Duket sikur do të ju duhen krahë për të bërë më të mirën që dini. Eprori juaj do të zemërohet që i keni tejkaluar kufijtë por kur të kuptojë rëndësinë e situatës do të jetë mirënjohës. Vetëm duhet ta qartësoni atë që bëni. Është pak frustruese për të, sepse mban gjithë barrën e përgjegjësisë, por nuk merr ndonjë shpërblim.
Gaforrja- 21.06-20.07
Është mirë të jeni vigjilent. Një person që është duke promovuar relegjionin ose një metodë kulturore të jetës e ka një qëllim. Është më mirë të bëni gjëra me kohën, paratë dhe energjinë tuaj. Nga ana tjetër do të keni disa mundësi të shkëlqyera sa i përket karrierës. Është rasti juaj të lansoni një ide revolucionare sa i përket biznesit. Keni vizion, mundësi dhe kontakte që ëndrrën ta ktheni në realitet.
Luani- 21.07-20.08
Po merrni sinjale të përziera nga një partner romantik, që është frustrues. Nëse ka diçka që urreni është të tërhiqeni zvarrë nga dikush. Jepini partnerit ultimatum. Është mënyra e vetme për ta kthyer dinjitetin. Është e çuditshme se jeni person shumë i ngrohtë dhe zemërgjerë. Nuk e keni problem t’i doni njerëzit. Për fat të keq, personi për të cilin është fjala është më i interesuar të luajë sesa për ndonjë lidhje të shëndoshë.
Virgjëresha- 21.08-20.09
Perspektiva e krijimit të ndonjë lidhjeje me një mik po ju bën nervoz. Ju nuk mund të punoni me dikë që e ka mendjen në re. Megjithatë, ky bashkëpunim ka potencial dhe mund të vërë në pah aftësitë tuaja. Mos u brengosni se si do të duket ky bashkëpunim nga jashtë. Gjëja më e rëndësishme është që të punoni për veten. Nuk e keni bezdi punën e rëndë nëse punoni në ndonjë ambient të përshtatshëm.
Peshorja- 21.09-20.10
Kushtojini më shumë rëndësi pijeve e ushqimit ose do të keni telashe. Duhet të silleni sa më mirë që mundeni në këto momente kur dëshironi të arrini diçka të rëndësishme. Sjellja juaj do të jetë vendimtare. Në të kaluarën keni pasur qasje tjetër. Tani, duhet që t’i jepni mundësinë një eksperti të dëshmojë veten. Sado që duket e pabesueshme kjo metodë është e suksesshme.
Akrepi- 21.10-20.11
E keni të vështirë të relaksoheni e të argëtoni vetveten. Puna është prioritet në mendjen tuaj. Për fat të mirë, jeni shumë produktiv dhe kjo do të ju ndihmojë të arrini një marrëveshje të shkëlqyer. Kah fundi i ditës kushtojini më shumë kohë relaksimit duke u marrë me lexim ose duke dëgjuar muzikë. Nuk jeni kafshë që performon në cirk. Jepini vetes mundësinë të mbushni bateritë ose do të digjeni sepse keni nevojë për shumë energji.
Shigjetari- 21.11-20.12
Është vështirë të kuptoni ndjenjat tuaja sa i përket një lidhje romantike. Nga njëra anë, dëshironi të jeni afër dikujt, Nga ana tjetër, keni nevojë për pavarësi. Njërën duhet ta jepni. Ndoshta mendoni se të gjitha lidhjet janë të bazuar në një model që ju e keni përjetuar sa keni qenë fëmijë. Nuk do të thotë se kjo është e vërtetë. Veprimi me më shumë qëllime do të sjellë ndryshime të mëdha.
Bricjapi- 21.12-20.01
Duhet të tregoheni të sinqertë me dikë që ju do më shumë sesa që kujdeseni për të. Sa më shumë që lejoni të vazhdojë kjo situatë, aq më e dhimbshme do të jetë. Është më mirë të bëni një pushim nga disa procese të gjata. Njerëzit do të ju akuzojnë se jeni person i ftohtë dhe kalkulues por ata nuk e dinë si është të jesh në situatën tuaj. Për fat të mirë familja juaj po ju qëndron pranë. Kërkoni ndihmën e tyre
Ujori- 21.01-20.02
Duhet të jeni më të vëmendshëm sa u përket financave. Mbani shënime për të gjitha shpenzimet dhe kurseni mjete në fund të javës. Zakonisht, mendoni se paratë vijnë vetë. Por gjithmonë keni pasur interesim që të keni liri financiare. Sa më shumë që kurseni, aq më të pavarur do të jeni. Nëse jeni duke lënë një punë shumë shpejt do të mësoni për një zanat teknik dhe mund të angazhoheni të punoni me kompjuter.
Peshqit- 21.02-20.03
Tregohuni më të kujdesshëm dhe mos i dërgoni sinjale të përziera një punëtori tuaj. Nga njëra anë dëshironi që të tregoheni të këndshëm me të. Nga ana tjetër, jeni shumë të zhgënjyer me premtimet e thyera të tij. Do të keni disa mundësi shumë interesante dhe mos u frikësoni të kërkoni një pozitë tjetër. Do të befasoheni me talentin tuaj kreativ. Ky është vetëm një rast për ju ta promovoni veten.

















