Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 26 tetor 2017

Horoskopi i datës 26 tetor 2017
Dashi- 21.03-20.04

Nëse doni të keni përparim, duhet të ritrajtoni veten në një vend të qetë ku mund të mendoni lirshëm. Zakonisht ju pëlqen të rrethoheni nga aktivitete të shumta. Është ndjenjë e mirë të ngrini pyetje derisa punoni në punë të ndryshme. Projekti në të cilin aktualisht po punoni, kërkon shumë fokusim. Vendoseni një shenjë “mos shqetëso” në derë, ndaleni telefonin mobil dhe rrini larg grupeve që ju mbushin me negativitet. Janë shumë para në pyetje.

Demi- 21.04-20.05

Vlerat e përbashkëta ua kanë forcuar lidhjen me një mik. Kurdo që ndiheni të dekurajuar nga zhgënjimet mos hezitoni t’i kërkoni mbështetje. Duke qenë përreth personit që kupton ndjenjat tuaja do të ndiheni të riafirmuar. Në vend se të pyeteni se çfarë keni bërë për ta merituar këtë sjellje të keqe, do të zemëroheni shumë. Në këtë fazë, do të jetë më e lehtë të pastroheni nga zhgënjimet dhe të ecni në një drejtim më të shëndetshëm.

Binjakët- 21.05-20.06

Një karrierë që përfshin kreativitetin, intuitën apo imagjinatën është pranë jush. Në vend se të ecni në një rrugë më konvencionale, provoni diçka më entuziazmuese. Miqtë dhe të afërmit do të mund t’ju dekurajojnë që të mos rrezikoni. Injoroni këshillat e tyre me qëllime të mira. Shumë shpejt do t’i tejkaloni pritjet e të gjithëve. Jeni të lumtur në punë? Do të ju kërkohet të bëni një grumbullim fondesh. Lidhjet tuaja do t’ua mundësojnë të bëni një tubim të mirë social.

Gaforrja- 21.06-20.07

Do t’ ju shpërblehet një praktikë shpirtërore. Përfitoni nga rasti të bashkoheni në një grup që ju intereson. Kur përziheni me njerëz që ndajnë të njëjtat besime dhe vlera me ju do të jetë gjë e mirë. Nuk është e përshtatshme të diskutoni këto ide në shoqëri të përziera, kështu që është mirë ta keni një grup të veçantë në qendër të këtyre çështjeve. Do të shijoni pak kohë të lirë.

Luani- 21.07-20.08

Jeni shumë karizmatik. Nëse po kërkoni dashurinë, do të keni shumë zgjedhje. Përzgjidheni një partner të kompletuar që pëlqen karrierën e mirë. Nuk jeni tipa që dëshironi që kohën e lirë ta shpenzoni me partnerin. Kur keni interesa të ndryshme do të forconi lidhjen tuaj, e jo të largoheni prej saj. Keni partner? Shkoni në ndonjë tubim shoqëror me të. Do të shijoni shumë famën si çift i fuqishëm.

Virgjëresha- 21.08-20.09

Bashkohuni me dikë që duket të jetë e kundërta e juaj sepse është strategji e mençur. Jeni shumë të prirë të merreni me detaje të vogla, çështje praktike dhe komunikime. Puna me një individ shumë kreativ do t’jua forcojë suksesin. Tregohuni më pranues të provoni metoda të reja të qasjes në projekte biznesi. Metodat konvencionale po ua limitojnë sukseset. Nëse e ndërroni teknikën, do të arrini lartësi që s’i keni menduar si të mundshme. Mos u ngutni të refuzoni sugjerime.

Peshorja- 21.09-20.10

Kur keni një qasje idealiste ndaj punës nuk është naivitet por recetë e suksesit. Në vend se të tregoni vullnet për të marrë vendime nga komiteti, bëhuni më kreativ. Angazhohuni për një qasje më kreative që të dalloni projektin tuaj. Në vend se të provoni t’i përmbushni dëshirat e një grupi njerëzish, kërkoni klientin apo konsumatorin ideal. Kur keni një audiencë specifike në mendje, do ta lehtësoni punën. Mos ua vini veshin kritikave.

Akrepi- 21.10-20.11

Një romancë do t’ju bëjë të ndiheni sikur po ecni nëpër ajër. Do të shijoni shumë kohën në krahët e të dashurit. Gjëja e fundit që dëshironi është të shpërqendroheni nga ajo që është vërtetë e rëndësishme. Jeni beqarë? Do të takoni dikë të veçantë derisa shkoni në një pushim relaksues. Dikush do t’ju kërkojë udhëzime dhe mund t’ju ofrojë diçka.

Shigjetari- 21.11-20.12

Kaloni më shumë kohë në shtëpi që të relaksoheni. Edhe pse shijoni të dilni me miqtë, është mirë ta keni një jetë aktive sociale. Kurseni para duke shijuar disa gjëra të brendshme. Rregulloni kopshtin, gatuani apo kur bëni punë shtëpie, mund të thërrisni edhe miq për të shikuar ndonjë film apo për të luajtur me letra. Do të jetë mirë të rrethoheni me njerëz familjarë. Ky mund të jetë fillimi i një trendi.

Bricjapi- 21.12-20.01

Keni aftësi të fuqishme fizike. Besojini intuitës kur ju thotë se duhet ta injoroni logjikën. Do të befasoheni këndshëm. Njerëzit nuk është se reagojnë gjithmonë ndaj presionit. Kjo do t’ua mundësojë të avancoheni në një mundësi të rrallë. Duke bashkuar forcat me një profesionist do të ngriheni profesionalisht. Zakonisht, ata nuk bashkohen me një fillestar. Ky nuk është rasti, kur ngjarjet do t’i bëjnë më të hapur ndaj përvojave të reja.

Ujori- 21.01-20.02

Nuk jeni shumë materialistë, por e kuptoni vlerën e parave. Nëse siguroni jetesë të mirë do të mund të keni burime të mjaftueshme për të shijuar aktivitetet që i doni. Nëse nuk mund të përballoni një punë të rregullt, filloni një biznes nga shtëpia. S’ka rëndësi a do të shëtisni qentë, të redaktoni dorëshkrime apo të organizoni festa, e rëndësishme është të shijoni punën. Jeni shumë të pavarur për të punuar mirë për një drejtues mendjengushtë.

Peshqit- 21.02-20.03

Keni një dëshirë të madhe për të zgjeruar horizontet. Kur e lini një situatë familjare për të udhëtuar, studiuar apo shkruar do të jetë gjë stimuluese. Miqtë mund të ju thonë se po bëni gabim të tmerrshëm. Ata kanë frikë se mos po dëmtoheni në këtë pozitë. Por kjo gjë nuk ju përshtatet. Më me qejf do të rrezikonit sesa të mërziteni nga rutina. Mos u befasoni kur t’ju ofrohet një punë e mirë në ndonjë institucion kulturor apo edukativ.