

Miqtë janë duke ju bllokuar në atë që është më e mira për ju. Në vend se të kërkoni miratimin e tyre, besoni instinktet tuaja. Shpreheni anën tuaj kreative në një mënyrë direkte dhe të fortë. Puna juaj do të shokojë dhe ndoshta edhe fyejë disa njerëz, por kjo nuk do të ndihmojë. Nëse është ndonjë ngushëllim, do të ketë një minoritet shumë të rëndësishëm që do ta brohorisin vizionin tuaj. Sa herë që dikush hedh dritë në një tabu të pafolur, pason çlirimi. Vazhdoni të zhvilloni idetë tuaja privatisht derisa puna të jetë e gatshme për t’u prezantuar.
Demi
Merrni një pamje më reale për qëllimet tuaja në karrierë. Ndoshta do t’ju duhen disa vite për të shkuar aty ku dëshironi. Nëse ai orar nuk përshtatet me nevojat tuaja personale, ndërtoni një ëndërr të re. Fatmirësisht, ka forca në punë të cilat do t’ju vënë në një rrugë të re shumë shpejt. Ka mundësi të mirë që kjo fushë do të përfshijë teknologjinë më të avancuar. Pyesni një mik që është i lumtur me punën e tyre nëse ata mendojnë që ju do të jeni të përshtatshëm për të.
Binjakët
Kjo nuk është koha më e mirë të planifikoni një pushim. Rrethanat në punën tuaj janë duke ndryshuar. Më mirë do të ishte të jeni afër për t’u përballur me ndonjë lajmërim të paparashikuar. Shefi juaj mund t’ju shpërblejë me avancim kur një nga personat në pozitat e larta do të largohet nga puna. Menjëherë do të duhet të punoni shumë për të arritur sukses, por mos u brengosni. Gjeni një mënyrë për të sjellë produktet dhe shërbimet për një segment të popullsisë që kompania juaj nuk ka arritur asnjëherë më herët.
Gaforrja
Financat dhe romanca nuk përzihen. Edhe nëse keni qenë të përfshirë në një angazhim të gjatë, ju keni nevojë për para të kursyera për të mbijetuar vetë. Hapni një llogari kursimesh dhe në të vini një pjesë të të ardhurave çdo javë. Të keni pak para të kursyera për ditët e zeza do t’ju shtojnë një masë të besimit. Beqar? Shfrytëzoni këtë mundësi për të përmbushur një dëshirë. Duke i bërë dëshirat tuaja të ditura, do të hiqni mjaft tendosje nga të dashurit tuaj.
Luani
Një kontratë apo marrëveshje biznesi nuk është aq e ndershme sa mendoni. Mos nënshkruani asgjë derisa një profesionist ligjor ta ketë mundësinë për ta shikuar atë. Në anën tjetër, jeta juaj e dashurisë është duke shkuar jashtëzakonisht mirë. Shkëndijat janë duke fluturuar në mes juve dhe dashurisë suaj. Kjo është kohë shumë e mirë për të planifikuar një udhëtim bashkë përtej detit. Shkoni diku ku mund të thithni diellin dhe të shijoni shumë aktivitet fizik. Asnjëherë nuk jeni më të lumtur se kur merrni pjesë në kënaqësitë e aktiviteteve të mrekullueshme në natyrë.
Virgjëresha
Burimi i problemit shëndetësor mbetet i pakapshëm. Mbani një listë të çfarëdo dhimbjeje, apo ndryshimeve të gjumit që i përjetoni. Simptomat të cilat në shikim të parë nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën mund të kenë burimin e njëjtë. Fatmirësisht, ju jeni shumë të akorduar me trupin tuaj dhe e bëni më mirë punën se shumica për të vlerësuar se si ndiheni. Nëse nuk jeni të lumtur me mjekun tuaj të tanishëm, shikoni për ta gjetur dikë tjetër. Miku juaj më i mirë, i dashuri, apo partneri në biznes, do të ketë një rekomandim të shkëlqyeshëm.
Peshorja
Një trazirë e pamatur duhet të adresohet. Normalisht, ju jeni të qetë dhe të këndshëm. Por një kërkesë e paarsyeshme do t’jua humbë durimin. Ju jeni lodhur të punoni shumë duke kryer gjëra për dikë tjetër për t’ju bërë favore njerëzve të cilët nuk i çmojnë përpjekjet tuaja. Fatmirësisht, keni mundësi të mrekullueshme për t’u shpaguar për talentin tuaj kreativ. Duke derdhur tërë energjinë në punën tuaj, në vend të lidhjeve tuaja, do t’ju rritet vetëbesimi. Kjo do t’i bëjë gjërat më të lehta për të mbrojtur nevojat tuaja.
Akrepi
Mos e gënjeni veten rreth çështjeve familjare. Një i afërm i cili ka qenë duke luftuar me një problem emocional apo varësi fizike ka nevojë për ndihmë profesionale. Sa më parë që ta hapni çështjen, aq më mirë. Hyrja në një garë do të jetë diçka e mirë për ju. Normalisht, ju urreni të tërhiqni vëmendjen për veten. Për momentin ju dëshironi mirënjohje. Dukë bërë një vërtitje inovative në metodat e respektuara do të dalloheni nga të tjerët. Kjo po ashtu do të çojë deri tek oferta impresive të punës.
Shigjetari
Është vështirë të bëni plane në këto rrethana, sepse nuk e dini se ku do t’ju çojë situata familjare. Lidhjet me një mik apo të afërm do të tendosen. Ju asnjëherë nuk u keni kushtuar vëmendje të madhe ndjenjave, por i afërmi juaj dëshiron të ruajë disa kujtime të çmueshme. Provoni t’i merrni në konsideratë ndjenjat e tyre para se të gjuani gjëra të caktuara. Nëse ka debat për një pikturë me vlerë apo pjesë të ndonjë mobilie, ndoshta do t’ju duhet ta zgjidhni me anë të lotarisë.
Bricjapi
Ju nuk jeni të sigurt se cila është mënyra më e mirë për të shpenzuar paratë tuaja. Lini blerjet e shtrenjta për një herë tjetër. Do të bëni pazar shumë më të mirë pas disa javësh, kur shitësit me padurim do të zbrazin mallrat e vjetra për të bërë vend për gjërat e reja. Bëhuni të fortë kur mbroni një dështak para fqinjëve tuaj. Personi në fjalë është duke luftuar me vështirësi të tmerrshme që janë përtej kontrollit të tyre. Nëse ju nuk ngriheni për të drejtat tuaja, askush nuk do të ngrihet.
Ujori
Njerëzit nuk mund të përballen me personalitetin tuaj si kameleon. Nuk është se nuk jeni joautentik. Por vetëm se ju keni shumë veti. Aspekte të ndryshme dalin në pah, varësisht nga mjedisi juaj. Nëse jeni duke shikuar për punë, duhet t’i shtyni disa nga rivalët gjatë rrugës. Tregu i punës është shumë i ngushtë, dhe ju nuk mund të prisni që një punëdhënës t’ju shpërblejë me pozitë menjëherë. Duhet të jeni avokati i vetes, çka është shumë vështirë për ju. Ju preferoni ta lini punën tuaj të flasë vetë.
Peshqit
Kini kujdes të mos ikni nga problemet. E vetmja mënyrë për të mposhtur frikën është të ballafaqoheni me të. Nëse kjo do të thotë ta vini veten në një situatë të frikshme, le të jetë kështu. Në momentin kur e sfidoni psikën tuaj, do ta fitoni një shpërblim eksitus. Një mundësi pune e cila përfshin teknologjinë e dorës së parë do të t’ju ofrohet papritmas. Mos hezitoni ta merrni. Të ardhurat nga pozita do të jenë domethënëse, dhe do t’ju mundësojë të udhëtoni në disa vende të largëta.

















