Historia e Durimit, i burgosuri 4 muajsh te famëkeqi i 7 penxhereve!
Dritare.net
Historia e Durimit, i burgosur kur ishte 4 muajsh rrëfehet në burgun e shtatë penxhereve në Gjirokastër.
Jeta e tij tregohet përmes ditarit së Naxhie Hoxhës, po ashtu e dënuar në këto qeli, ku kryeheshin tortura nga më çnjerëzoret.
Durim Bebeçi u pagëzua me këtë emër për shkak se ishte foshnjë kur vuajti dënimin bashkë me nënën e tij të burgosur.
“E hënë 10 prill 1944:
Vijnë në shtëpi katër policë dhe së bashku me Nedretin na shpien në polici e andej në burg. Pas 3-4 orësh sollën edhe gjashtë gra të tjera. Në mbrëmje agjentët e tyre, i shikonin si të ishin qenër.
E martë 11 prill 1944:
Sot pasdite na nxorën në oborr. Na çuan pastaj në një sallë të gjitha bashkë. Në mbrëmje sollën edhe dy gra të tjera. Këto na thanë se në qytet bëri bujë arrestimi i grave dhe të gjithë rrinin me veshë ngritur.
E premte 14 prill 1944:
Vajzat këndojnë me zë të ulët këngët revolucionare. Plakat rrinë gju më gju. Kemi dhe një nënë të re: Mine Bebeçin. Ka dhe një fëmijë katër muajsh, por që nuk ia kishin vënë emrin. Por ne nuk mund ta linim pa emër. Një mashkull në mes të kaq grave. U mblodhëm të gjitha dhe vendosëm ta pagëzonim Durim. Pra në listën e të burgosurve u shtua dhe një, Durim Sabo Bebeçi nga Dunavati, katër muajsh”, pjesë nga ditari i të burgosurës Naxhie Hoxha.
Durim Bebeçi, u bë një ndër pediatrit më të njohurit në Tiranë, që kurrë nuk e harroi qelinë e burgut që bëri me nënën e tij kur ishte ende bebe./M.K-dritare.net