Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Enes Haka: Ju rrëfej karantinën time në Vjenë!

Enes Haka: Ju rrëfej karantinën time në Vjenë!

Nga Fjorda Llukmani

Ndërkohë që unë kthehesha nga Austria në Shqipëri pak ditë para mbylljes së kufijve, Enesi mbeti i karantinuar atje. Gjatë kohës që shpërtheu virusi po udhëtonte për Itali, por ngeci në Gjermani e më pas në Vjenë.

Enes Haka: Ju rrëfej karantinën time në Vjenë!

Mu kujtua filmi i famshëm që tregon jetën e një udhëtari që jetoi në aeroport për disa kohë. Rasti i Enes Hakës nuk është i vetmi pasi shumë shqiptarë mbetën jashtë trojeve të tyre. Ka patur ankesa për riatdhesim dhe mospërgjigje të Ambasadës nga shqiptarë që janë nisur për turizëm apo punë jashtë shtetit e s’kanë mundur të kthehen. Me Enesin më lidhi Bahri Troja, Ambasador Nderi i shqiptarëve në Austri. Ai më tregon se ka bërë të pamundurën për të ndihmuar duke i strehuar në shtëpitë e miqve apo hotele ku ka të njohur. Enesi thotë se komshinjtë i kanë dhuruar një biçikletë që të lëvizë në qytet. Mikpritja e shqiptarëve është për t’u duartrokitur. Po ashtu dhe solidariteti që tregojnë njerëzit duke të ndihmuar me gjëra të vogla në një kohë ku të gjithë kemi nevojë, qoftë për një fjalë të mirë. Në këtë intervistë Enesi më tregon karantinën e tij të papritur në Vjenë, nga udhëtimi deri tek qëndrimi i këtyre ditëve.

Dritare.net: Si përfundove në karantinë në një shtet të huaj?

Enes Haka: Ju rrëfej karantinën time në Vjenë!

Unë kisha planifikuar një udhëtim për në Itali më datë 12 Mars, me transit nga Vjena dhe nga Mynihu. Pasi arrita në Mynih Italia ishte e izoluar dhe kështu që nuk shkoja dot. U ktheva në Vjenë që të bëja kthimin për në Shqipëri, por teksa prisja, dy ditë para fluturimit u mbyll edhe aeroporti i Tiranës. Dhe kështu mbeta i bllokuar në Vjenë.

Enes Haka: Ju rrëfej karantinën time në Vjenë!

Enes Haka: A pate kontakte me Ambasadën Shqiptare në shtetin ku ishe kur plasi pandemia?

Me ambasadën nuk kontaktova gjatë kohës që isha në Mynih pasi gjatë kësaj kohe lëvizja nga dhe për në Shqipëri nuk kishte bllokime akoma. Por në Vjenë kam patur komunikim të vazhdueshëm me ambasadën, dhe me këtë rast dua t’i falënderoj për gatishmërinë e treguar në çdo moment që kemi kërkuar informacione apo kemi patur ankesa.

Dritare.net: Kush të ndihmoi dhe cilin rrugëtim ndoqe deri në Austri?

Enes Haka: Që në momentin që planifikova të lëvizja për në Austri kishin filluar kontrollet e para dhe kufizimet e lëvizjeve ndërmjet Austrisë dhe Gjermanisë, madje edhe shumë persona më thoshin të mos e ndërmarr këtë udhëtim pasi policia Gjermane nuk do të më lejojë të udhëtoj. Në faqen zyrtare të hekurudhës Gjermane ku edhe preva biletën online, kontrollova të gjitha oraret e udhëtimit Mynih –Vjene dhe vura re që jo çdo orar lëvizjeje kontrollohej nga policia kufitare. Dhe kështu prenotova në një orar ku nuk kishte kontrolle kufitare.

Dritare.net: Po tani ku po strehohesh dhe a ndjehesh i vetmuar?

Enes Haka: Ju rrëfej karantinën time në Vjenë!

Enes Haka: Tani po qëndroj në banesën e një sipërmarrësi Shqiptar këtu në Vjenë, banesë te cilën ai e kishte bosh pasi vetë banonte në një shtëpi tjetër, dhe me kërkesë të Ambasadës më lejoi që të banoja këtu. Të them të drejtën ndihem pak i vetmuar pasi pikë së pari nuk e kisha planifikuar të qëndroja kaq gjatë jashtë shtetit dhe së dyti ndihem paksa i vetmuar pasi në banesë jetoj vetëm dhe njohje nuk kam pasi është hera e parë në Vjenë.

Dritare.net: Shpenzimet e qëndrimit dhe ushqimit kush i paguan?

Enes Haka: Në banesën ku jetoj nuk paguaj për qëndrimin ndërsa shpenzimet e ushqimit i paguaj vetë.

Dritare.net: Më përshkruaj ditën tënde të karantinës në Vjenë?

Enes Haka: Ju rrëfej karantinën time në Vjenë!

Enes Haka: Së pari nuk do e quaj karantinë pasi këtu për asnjë ditë nuk ka patur kufizim të lëvizjeve të njerëzve. Çdo mëngjes fillimisht kontrollojmë rrjetet sociale për të parë zhvillimet dhe ngjarjet më të fundit dhe pastaj dal për të bërë pazar për gjërat që më duhen. Pasi konsumoj mëngjesin presim konferencën për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë pasi nga ecuria e pandemisë varen edhe masat apo lirimet që bën qeveria. Në varësi të kohës, të gjendjes fizike apo edhe asaj psikologjike dal për shëtitje, ku nga dita në ditë intineraret janë të ndryshëm. Mbrëmja kalon e qetë dhe në vetmi, duke planifikuar itinerarin e ditës pasardhëse.

Dritare.net: Ke patur mundësi të vizitosh qytetin si turist, megjithëse në kohë virusi?

Enes Haka: Ju rrëfej karantinën time në Vjenë!

Enes Haka: Këtu në lagje banorët më dhuruan një biçikletë, dhe kjo më ka dhënë një ndihmë të madhe për të lëvizur sepse jam pak larg nga qendra e Vjenës për të lëvizur në këmbë. Mund të them që ndoshta kam vizituar shumicën e atraksioneve turistike që u ofrohen turistëve që udhëtojnë në grupe dhe me guida. Kam bërë disa kërkime në internet dhe kam nxjerrë një listë me mbi 30 atraksione turistike në Vjenë. I kam vizituar thuajse të gjitha, nuk i dihet nëse do kem mundësi tjetër për një vizitë tjetër kaq të gjatë.

Enes Haka: Ju rrëfej karantinën time në Vjenë!

Është një qytet ku çdo rrugë apo çdo ndërtesë mund të jetë një atraksion turistik dhe ti nuk ndalesh së vizituari çdo cep që të shfaq një panoramë ndryshe nga tjerat. Është qytet me të vërtetë i bukur edhe pse virusi ia ka zbehur pak bukurinë pasi personalisht më pëlqen pjesa ku ti ecën bashkë me dyqind njerëz dhe dyqind a më shumë njerëz të tjerë ecin në drejtim të kundërt me tëndin. Tek e fundit janë turistët ata që i japin titullin ATRAKSION TURISTIK një vendi apo objekti.

Enes Haka: Ju rrëfej karantinën time në Vjenë!

Dritare.net: Çfarë masash strikte janë marrë?

Enes Haka: Masat janë sipas vlerësimit të situatës, pasi edhe gjendja këtu nuk ka shkuar në nivele për të marrë masa në ekstreme. Në thelb të çdo mase të marrë qëndron ideja e distancimit social dhe për këtë po ju jap dy shembuj; 1- Askush nuk mund të futet në supermarket pa marrë karrocën pavarësisht nëse ti do blesh diçka të vogël, të madhe apo thjesht po futesh për të parë, dhe 2- Të gjitha lodrat e parqeve, qofshin parqe të mëdha apo ato të lagjeve janë të mbyllura me shirita, kjo për të shmangur grumbullimin e fëmijëve në hapësira të ngushta.

Dritare.net: Ke tentuar të riatdhesohesh në Shqipëri apo po pret që të hapen kufijtë për t’u kthyer?

Enes Haka: Për çdo rast në lidhje me Riatdhesimin së pari kam kërkuar informacione nga Ambasada Shqiptare këtu në Vjenë, dhe në bazë të informacioneve por mbi të gjitha këshillave nga ana e stafit të Ambasadës edhe kam vepruar. Do të riatdhesohem në momentin e parë që do të jetë mundësia sepse jemi të detyruar edhe prej punës që të kthehemi sa më parë e të mos presim hapjen e kufijve.

Dritare.net: Cilat janë anët pozitive dhe negative të karantinës tënde në një shtet të huaj?

Enes Haka: Si shumë njerëz, do thosha që dy faktorë apo çështje negative ka karantina këtu: Ana ekonomike e para, pasi po i afrohem dy muajve që nga dita kur jam larguar nga Shqipëria, dhe e dyta të qënurit larg familjes në një kohë kur nga momenti në moment ti mund të marrësh një lajm aspak të mirë për ndonjë prej familjarëve të tu, dhe çfarë është më e keqja t’i nuk ke mundësi të kthehesh tek ata. Pastaj për anë pozitive mund të them faktin që ti mund të lëvizësh pasi siç e thash dhe më lart këtu nuk ka patur kufizime të lëvizjes. Në këtë pikë nuk ke “vuajtjet” e shqiptarëve në Shqipëri të cilët këtë mbyllje izoluese për gati dy muaj nuk e kishin provuar ndonjëherë, madje mund të them as nuk e kishim imagjinuar se ndonjë ditë mund të na duhej të izoloheshim për shumë kohë./dritare.net