Heshtja e çuditshme e Sali Berishës

Nga Dritan Hila

Ka mëse një javë që jeta politike është ndezur flakë. Në vijën e parë të sulmit është Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Pas sherrit me emrat e personave që do të jenë në Gjykatën Kushtetuese, lufta është ndërkombëtarizuar duke shpallur person ‘non grata’ shefin e Misionit të OSBE-së, Boshard.

Është Meta i cili ka mëse një javë që gjithashtu kërcënon me padi penale dhe i del zot protestuesve të Astirit. Po ashtu edhe LSI e cila në këtë moment beteje nuk mund të lërë vetëm themeluesin e saj.

Por ajo që bën përshtypje është qëndrimi i aleatit kryesor të opozitës, PD-ja.

Në rastin e Astirit, PD-ja u mjaftua me një deklaratë të vakët. Ndërkohë Lulzim Basha ka dalë në takime, në qarqe në një fushatë të stilit amerikan dhe ngjan se nuk i intereson përplasja që Meta po zhvillin me mazhorancën.

Por ca më shumë, guruja i demokratëve, Berisha, ngjan se po merret me lexime librash. As edhe një lajm nuk vjen prej tij, hiq një foto të Edi Ramës në stadium.

LEXO DHE :  Horoskopi javor 9- 15 dhjetor 2019

As qeveria nuk ngjan se ka marrë ndonjë demarsh politik. Më tepër sesa luftë e ndezur, ngjan se ia ka lënë rrjedhën e ngjarjeve ose rastësisë ose, ndërkombëtarëve.

Kurse ndërkombëtarët janë më aktivë se kurrë. Ambasadorët dhe përfaqësues të lartë të BE-së janë prezent thuajse përditë. Vetë amerikanët të udhëhequr nga zv/ambasadorja, janë shqeto në qëndrimet e tyre për Reformën në Drejtësi.

Cila është arsyeja e kësaj gjendjeje politike dhe pse në daljet e tij televizive presidenti është elokuent si asnjëherë më parë dhe është i gatshëm të luftojë në të gjitha frontet?

A është vallë ai kurbani i parë i rezultatit të Reformës në Drejtësi dhe faktorët e tjerë si Berisha dhe Rama kanë marrë një indulgjencë të përkohshme?

A është i trembur për veten e tij Ilir Meta, apo vërtet shqetësimi i tij është kapja e shtetit nga Edi Rama me duart e ndërkombëtarëve?

Këtu jemi dhe do të shohim./dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.