
Foto/ Të ftuarit vip, në premierën e filmit "Ndërkombëtarët"
Dritare.net

Dhe mesa duket një varg çmimesh e pret edhe këtë film, me skenar të Ylljet Aliçka.
Historia e filmit!
Ky film është historia e Roshit, një djali të vogël që gjatë periudhës së Komunizmit, ndërsa luante, i ngeci balona në pemën e një oborri të një përfaqësie të huaj, të cilën nuk e mori dot atëherë... ndoshta që kur të rritej, një ditë ai të ndiqte ëndrrën e balonës së tij, të bëhej punonjës pranë saj, të punonte me të huajt. Por me një ndryshim: ta shikosh nga larg dhe të jesh brenda saj, nuk është e njëjta gjë, veçanërisht në kohë të ndryshme.
Ky film është dhe historia e dashurisë se Roshit me spanjollen e bukur.
Por mbi të gjitha, është historia e vendimmarrjes për zgjedhje të mëdha në jetë kur nuk ka asnjë garanci për pasojat, është historia e respektimit te parimeve pavarësisht nga pasojat.
Në premierën e filmit ishin të ftuar aktorë, personazhe nga bota e artit, kulturës, të cilët e duartrokitën deri në fund, filmin që do të ketë rrugë të gjatë në festivale ndërkombëtare, por dhe shumë shfaqje e shumë duartrokitje në kinematë shqiptare. Bravo Pluton e Vjollca!/dritare.net

















