Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Foto/ Kupa e Botës 2018: 4 momentet më të mira

Foto/ Kupa e Botës 2018: 4 momentet më të mira
Tashmë ka përfunduar Kupa e Botës, e mbajtur në Rusi, nga data 14 qershor deri më 15 korrik.

Fitues i këtij kompeticioni është Franca, e cila mposhti Kroacinë me rezultat 4-2, e ku ky trofe është vetëm i dyti për ‘Gjelat’, shkruan Dritare.net

Keto janë 4 momentet më te bukura te ketij turneu:

1-Sistemi VAR.

Sistemi VAR krahas finales, ka ndihmuar dhe ka zgjidhur shumë raste kontraverse, e ku zyrtarë të FIFA-së e kanë cilësuar si të suksesshëm VAR-in në Kupën e Botës.

2-Hat-trick i Ronaldos kundër Spanjës

Ronaldo shënoi një hat-trick të jashtëzakonshëm kundër Spanjës, në ndeshjet e fazës së grupeve.

Ishte vetë portugezi i cili arriti që t’ia siguroi Portugalisë një pikë kundër spanjollëve, e cila doli të ishte vendimtare për kalimin tutje.

3-Pritjet vendimtare të Subasic

Portjeri i Kroacisë, Subasic, ishte vendimtar në shumë ndeshje për kombëtaren e tij.

Ai ishte pothuajse më meritori që Kroacia arriti deri në finale të Kupës së Botës.

4.Autogoli i Mario Mandzukic

Edhe pse Mandzukic në shumë ndeshje ka qenë heroi i Kroacisë, ai në finale u bë figura tragjike, pasi që shënoi një autogol, duke dhënë epersinë  francezëve./d.m-dritare.net