Na ndiqni edhe në

Javor

Horoskopi javor i Dashit 23- 29 dhjetor 2024 nga Christine Haas

Horoskopi javor i Dashit 23- 29 dhjetor 2024 nga Christine Haas

Mërkuri do iu bëjë pak të nxituar gjatë kësaj jave, por Marsi nga ana tjetër do mundohet t’iu vëre fre. Që në fillim, bëni një liste me gjërat më prioritare dhe keni për ta parë sa e lehtë do jetë gjithçka. Ju të dashuruarit do keni ditë plot diell. Lërini pas krahëve konfliktet që keni pasur në të shkuarën dhe mendoni për të ardhmen. Nëse keni mundësi bëni edhe ndonjë udhëtim të shkurtër së bashku. Ju beqarët do joshni gjithë kohës dhe më në fund do arrini ta bëni për vete atë që pëlqeni. Me shpenzimet tregohuni më të kursyer sepse situata financiare nuk do jetë plotësisht e qëndrueshme. Saturni do influencojë negativisht tek shëndeti. Do keni shqetësime dhe dhimbje të shpeshta koke. Në pune do jeni më të organizuar dhe do e hidhni me maturi çdo hap. Bravo edhe për vendosmërinë që do keni. /dritare.net