Horoskopi i Demit për muajin janar 2025 nga Christine Haas
Dritare.net
Nëse nuk mendoni vetëm për veten tuaj gjatë këtij muaji, gjërat kanë për të ecur më së miri. Ju të dashuruarit, javët e para do qëndroni disi larg atyre që doni pasi do keni disa mosmarrëveshje delikate. Pas datës 11, koha do hapet dhe dielli do e ngrohtë atmosferën. Mundohuni që të kërkoni falje për gabimet e bëra. Ju beqarët duhet t'i bëni sytë katër nga mesi i muajit pasi disa persona me vlera do jenë rreth e rrotull. Mos e lini këtë mundësi t'iu ikë nga duart. Gjendja shëndetësore do kërkojë më tepër kujdes. Nëse keni pasur probleme disa kohë më parë do jetë mirë të bëni kontrolle dhe analiza për të pare situatën nëse është përmirësuar sa duhet. Financat nuk do jenë të këqija, kështu që mund të përfitoni për të bërë ndonjë investim më shumë. Në punë, me rregull, përgjegjshmëri dhe vendosmëri do arrini majat. /dritare.net