Dashi
Urani do ua bëjë çdo gjë më të turbullt gjatë kësaj dite dhe nuk do jeni të qartë për gjendjen në të cilën ndodheni. Për pasojë shpesh nuk do dini si të reagoni dhe mund të ndërmerrni rreziqe. Ju të dashuruarit do ndiheni në situata disi të vështira dhe do jeni paksa të turbullt në mendime. Flisni sa me hapur me atë që keni në krah sepse vetëm me të mund të zgjidhni gjërat. Ju beqarët do jeni të gatshëm të filloni edhe aventura afatshkurtra, vetëm e vetëm për të përjetuar disa emocione. Në punë do jeni si në ajër dhe nuk do dini çfarë të bëni. Fatmirësisht disa kolegë që i keni pasur përherë mbështetje do jenë pranë jush. Në sektorin e financave gjërat do shkojnë mirë. Nuk do keni vështirësi dhe do i kryeni pa u sforcuar shpenzimet që do keni nevojë.
Demi
Sido që të ndiheni gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm për t’i dëgjuar e për t’i ndihmuar të tjerët. Ju të dashuruarit nuk do ndiheni shumë mirë dhe do debatoni shpesh me atë që keni në krah. Atmosfera do jetë e tensionuar. Venusi do jetë planeti që do ndikojë më tepër tek ju beqarët. Mundësitë për të krijuar lidhje do jenë të shumta, por duhet të mateni mirë para se të hidhni një hap. Në punë do keni më shumë kurajë dhe do ndërmerrni edhe iniciativa. Për ju nuk do ketë asgjë të pamundur dhe do guxoni gjithë kohës. Sipas Dritare.net, financat do jenë delikate për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni.
Binjakët
Merrini gjërat si t’iu vijnë gjatë kësaj dite dhe nuk keni për t’u penduar asnjëherë. Nuk do ndodheni asnjë moment mes udhëkryqesh. Urani do ua bëjë ditën më emocionuese dhe me romantike ju të dashuruarve. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah do i kushtonin kohën e duhur lidhjes dhe do ndiheni të sigurt për të ardhmen së bashku. Ju beqarët do jeni seksuale dhe mund të keni edhe dashuri me shikim të parë. Më punë do arrini më në fund të diskutoni qetësisht me kolegët tuaj dhe do ndërmerrni hapa të rinj. Tashmë do ndiheni më të sigurt se më parë. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri dhe mund të shpenzoni për ato që keni menduar pa ju dridhur dora. Kur kujdesesh gjithmonë del i fituar.
Gaforrja
Jupiteri mund të sjellë disa trazira të vogla gjatë kësaj dite kështu që duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm. Atmosfera për ju që keni një lidhje do jetë e ngrohtë dhe harmonike. Bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Nëse mendoni për një të ardhme së bashku duhet të përgatisin projektet. Ju beqarët do filloni një histori dashurie e cila do shndërrohet shpejt në një lidhje serioze dhe do ju përmbushë në çdo aspekt. Në punë, në disa momente do përtoni të veproni dhe do ndiheni disi të lodhur. Po u dorëzuat dijeni që nuk do e merrni vetëm kollaj. Me financat nuk do i keni mirë punët sepse do shpenzoni jashtë mase.
Luani
Bëni shumë kujdes me çdo lloj gjesti gjatë kësaj dite sepse mund t’i acaroni ata që keni pranë dhe do shkatërroni gjithçka. Nëse keni një lidhje, rreziku për ndarje do jetë i madh. Mos e teproni me kritikat dhe mos këmbëngulni kot kur e dini se ideja juaj është e gabuar. Toleranca duhet të rivendoset sërish sa më parë. Ju beqarët do qëndroni vetëm, por nuk do vuani nga kjo gjë. Miqtë do iu bëjnë të ndiheni vërtet të plotësuar dhe më së miri. Për punën do jetë një ditë e mbushur me përvoja të reja dhe gjithçka do ju duket më e lehtë se më parë. Do keni edhe më shumë besim tek vetja, ndërkohë që askush nuk do guxojë t’iu bëjë konkurrencë. Buxheti do jetë delikat. Nëse vazhdoni të shpenzoni kuturu është e sigurt që do ngeleni shpejt pa para.
Virgjëresha
Do jeni më në humor gjatë kësaj dhe do e merrni çdo gjë me më shumë lehtësi. Me këtë mënyrë të sjelli do bëni edhe më shumë miq. Dielli dhe Mërkuri do jenë në anën tuaj nëse keni një lidhje kështu që harmonia dhe pasioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës. Do ndiheni aq mirë saqë do merrni edhe vendime me rëndësi për të ardhmen. Ju beqarëve gjithashtu me shumë gjasa do iu realizohen dëshirat. Personi që keni ëndërruar do shfaqet papritur para jush. Në punë padurimi do jetë i vetmi defekt që mund t’ua ndërlikojë gjërat kështu që po e mundët atë do keni veçse përfitime. Situata financiare do jetë më e keqe sesa mendonit. Këshillohuni me familjarët dhe me miqtë që marrin vesh nga kjo fushë.
Peshorja
Gjatë gjithë kësaj dite do jeni të paorganizuar dhe nuk do reflektoni aspak para se të veproni. Klima për ju që keni një lidhje do jetë e paqëndrueshme. Edhe pse mëngjesi mund të jete emocionues, pasditja do ketë debate dhe mosmarrëveshje të mëdha. Kujdes me çdo hap që do hidhni. Ju beqarët duhet të tregoheni sa më të duruar nëse doni të ndeshni personin ideal. Në punë, ndryshe nga sa mund ta kishit imagjinuar, do iu hapen shumë porta. Do keni mbështetje të pakushtëzuar nga bashkëpunëtorët dhe do shkëlqeni. Sipas Dritare.net, në planin financiar do jeni më dinamike dhe më të organizuar. Do ia dilni ta stabilizoni situatën sa hap e mbyll sytë dhe do ju duket një triumf i madh.
Akrepi
Sido që t’iu vijnë gjërat gjatë kësaj dite mundohuni të përqendroheni e të shmangni sa të mundeni përballjet në çdo fushë. Nëse ja dilni sot e nesërmja do jetë akoma më e bukur. Klima për ju që keni një lidhje do jetë mjaft konfliktuale. Do debatoni edhe për gjërat më të vogla me atë që keni në krah dhe kjo do iu mërzitë pa masë. Ju beqarët duhet të tregoheni të matur me takimet që do kryeni nëse nuk doni të vuani më pas. Në punë do dini të ruani cilësinë e shërbimeve dhe profesionalizmin. Me pak mundim do i kaloni edhe disa vështirësi të vogla dhe do merrni frymë më lirisht. Në planin financiar do përballeni me probleme. Nuk është koha e duhur për të blere atë që kishit menduar prandaj duroni edhe pak.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do bëni mirë të dëgjoni zërin e shpirtit tuaj pasi ashtu nuk do gaboni. Yjet do ua krijojnë të gjitha kushtet që ju t’ia dilni mbanë kudo. Nën ndikimin e Venusit ju të dashuruarit do kërkoni më shumë qetësi. Do i merrni gjërat më seriozisht dhe do qëndroni me këmbë në tokë. Nga ana tjetër edhe ju beqarët nuk duhet të ëndërroni më shume sesa duhet. Lërini gjërat të rrjedhin vetë, mos kërkoni asgjë me ngulm. Në punë, dashur pa dashur do orientoheni në një drejtim tjetër nga ai që keni pasur më parë dhe gjërat do ju duken shumë më interesante. Në planin financiar do bëni mirë të mos e humbni vigjilencën dhe maturinë për asnjë çast.
Bricjapi
Jupiteri do ju bëjë të reflektoni më gjatë kësaj dite dhe do mendoni ta organizoni jetën tuaj. Familjarët dhe miqtë e ngushtë keni për t’i pasur në krah. Jeta juaj në çift do vazhdojë të jetë e mirë. Do flisni hapur me partnerin dhe nuk do i mbani asnjë të fshehtë njëri-tjetrit. Qielli i dashurisë do jetë plot ngjyra. Ju beqarët do provoni eksperienca të reja dhe do ndiheni shumë mirë. Nuk do e ndieni aspak vetminë. Në punë situata do marrë një kthesë tërësisht ndryshe. Do lodheni më shumë se më parë, por nuk duhet të dorëzoheni. Tregohuni sa më të arsyeshëm në planin financiar gjatë kësaj dite që të mos keni tronditje as më vonë.
Ujori
Venusi dhe Jupiteri do ju bëjë të dini si të përshtateni me çdo lloj situata dhe sjelljeje të të tjerëve. Mundohuni të mos mërziteni për asnjë moment. Ju të dashuruarve nuk do iu pëlqejnë aspak rregullat strikte dhe do debatoni me partnerin për këto gjëra. Klima do jetë gjatë gjithë kohës e tensionuar dhe e mërzitshme. Ju beqarët nuk duhet të lidheni me personin e parë që do iu dalë para sepse do vuani tej mase më vonë. Në punë, qofshi punonjës apo vetë sipërmarrës, çdo gjë ka për t’iu ecur për mrekulli. Nuk do nënvlerësoni asnjë detyrë që do iu jepet dhe do jeni guximtare. Duhet të jeni pafundësisht krenarë për veten tuaj. Ulni sa të mundni shpenzimet në planin financiar dhe menaxhojini me maturi të ardhurat që keni.
Peshqit
Mirë është që të mbani disa sekrete gjatë kësaj dite dhe të mos tregoni çdo gjë. Do e shihni që kjo gjë do ju ndihmojë. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do fillojë të përmirësohet mjaft. Të dy do toleroni shumë dhe do bashkëpunoni për gjithçka me njëri-tjetrin. Ju beqarët do keni sukses në dashuri dhe më në fund nuk do ndiheni më të vetmuar. Zemra do rrahë me fort. Në punë, pas një periudhe gjumi letargjik, sot situata do ndryshojë shumë. Do vrojtoni çdo gjë me kujdes dhe nuk do dekurajoheni edhe nëse ju bëhet ndonjë kritikë. Në planin financiar do jetë Mërkuri ai që do iu ndihmojë të vini pak rregull. Do tregoheni më të organizuar. /dritare.net