Dashi
Gjatë kësaj dite nuk do ju ndodhë asgjë e keqe megjithatë duhet vetëm bëni kujdes me impulsivitetin. Gjendja shëndetësore nuk do jetë siç do donit. Do ndiheni të stresuar dhe muskujt do t’i keni si të ngrirë. Praktikoni më mirë mjekësinë kineze sepse do iu bëjë mirë. Shpenzimet duhet t'i kufizoni në maksimum nëse nuk doni të keni tronditje të mëdha.
Demi
Gjatë kësaj dite do bëni mirë ta dëgjoni intuitën dhe do merrni vendimet e duhura. Ambicia juaj nuk do reshtë për asnjë moment. Në tërësi shëndeti nuk do jetë i keq, por nëse ngrini pesha të rënda ose bëni lëvizje të papritura mund të keni ndonjë frakturë. Sipas Dritare.net, gjendja e financave do jetë shumë e mirë megjithatë sërish duhet t'i kryeni me maturi shpenzimet.
Binjakët
Gjatë kësaj dite jo vetëm që nuk do keni probleme, por do jeni edhe më të përqendruar tek gjërat që doni të bëni. Edhe ju duhet të bëni kujdes me ndonjë aksident që mund t’iu ndodhë në shtëpi. Matuni mirë edhe me pikantet që do konsumoni sepse mund t’iu sjellin probleme me stomakun dhe kapsllëkun. Mërkuri nuk do jetë shumë i favorshëm për financat, kështu që para se të shpenzoni hidhni një sy nga buxheti që keni.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do jeni dëgjues shumë të mirë dhe do mësoni nga të tjerët. Urtësia dhe përulësia do ju çojnë në rrugën e duhur. Gjendja shëndetësore do jetë e kënaqshme. Lëngjet, cajrat dhe ushqimi i shëndetshëm do sjellin rezultatet e shumëpritura. Do ndiheni edhe më optimistë për të ardhmen. Në planin financiar keni për të pasur probleme serioze nëse nuk tregoheni realistë.
Luani
Nuk do ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme gjatë kësaj dite megjithatë e rëndësishme është që nuk do keni momente të mërzitshme. Shëndeti do jetë më i mirë. Do jeni entuziastë dhe kjo do iu bëjë mirë për organizmin në tërësi. Edhe nëse para pak kohësh keni pasur ndonjë ftohje do ndiheni më të qetë. Në planin financiar mirë është të mos nxitoheni për asgjë sepse po bëtë gabime situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite nuk do ndaleni përpara pengesave që do ju dalin, përkundrazi do i përballoni ato përherë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë ashtu si ju e prisnit. Do tundoheni nga disa gjëra të ndaluara dhe pasojat kanë për të qenë të mëdha. Mundohuni që të bëni kujdes, të merrni ajër të pastër sa më shpesh dhe të qëndroni në ambient të pastër gjithashtu. Financat nuk do jenë të qëndrueshme kështu që për të shmangur problemet, kryejini me maturi dhe kujdes shpenzimet.
Peshorja
Planetët do pozicionohen mirë sot dhe do ju bëjnë shumë të logjikshëm. Do i pranoni opinionet e të tjerëve dhe dëshirat që ata kanë. Edhe për ju ushqimi dhe teprimi me të mbetet pika më e dobët. Kjo gjë do iu bëjë të ndiheni të rënduar gjatë gjithë kohës dhe ndonjëherë mezi do mbusheni thellë me frymë. Më mirë ruani ekuilibrin. Sipas Dritare.net, buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme kështu që bëni kujdes me çdo lloj investimi.
Akrepi
Ka mundësi të jeni shumë në stres gjatë kësaj dite dhe ndonjëherë as vetë nuk do arrini ta menaxhoni veten. Shëndet do vazhdojë të jetë delikat. Kujdes nëse keni marrë ndonjë ftohje sepse po u rëndua situata gjithçka do jetë më e vështirë nesër. Mund të bëni gjëra të gabuara dhe do i vuani gjatë pasojat. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri dhe nuk do e keni të vështirë të kryeni shpenzimet e nevojshme.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite duhet të përkujdeseni më shumë për veten tuaj dhe të kultivoni komunikimin dhe harmoninë me ata që ju rrethojnë. Edhe për shëndetin do kujdeseni më tepër dhe gjendja ka për të qenë e shkëlqyer. Edhe nervat do i keni më të qeta. Po bëtë edhe pak yoga ose meditim, do ndiheni më mirë. Me shpenzimet tregohuni objektive dhe mendoni paksa edhe për të ardhmen.
Bricjapi
Ditë goxha e vështirë do jetë kjo e sotmja. Shpesh do ndiheni të mërzitur dhe nuk do mbusheni dot me frymë. Shëndeti do kalojë një ditë goxha delikate. Organizmi juaj nuk do jetë shumë i fortë dhe mund të ndieni shqetësime të ndryshme. Në planin financiar do jeni impulsivë dhe kjo do e tronditë disi gjendjen. Bëni kujdes dhe mos vazhdoni me këtë sjellje.
Ujori
Hëna do ua zbukurojë ditën sot dhe do ndiheni shumë më të qetë edhe për çështjet delikate. Ju që jeni në një lidhje do keni shumë fat. Për shëndet edhe më të mirë kërceni nga pak në shtëpi, bëni ndonjë ushtrim të vogël ose kërkojuni familjarëve t’iu bëjnë masazh. Për financat nuk do keni për çfarë të qaheni pasi gjendja ka për të qenë e shkëlqyer në çdo moment.
Peshqit
Venusi dhe Urani do ju bëjnë shumë kokëfortë gjatë kësaj dite dhe nuk do hapni rrugë për asgjë. Do keni shpesh kontradikta të forta me çdokënd. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë i keq. Do ndiheni edhe më të qetë nga më parë dhe do mund të hani çdo gjë që do iu dalë para. Në planin financiar do merrni vendime të rëndësishme dhe pak nga pak do arrini ta përmirësoni situatën. /dritare.net