Dashi
Mendohuni mirë para se të veproni gjatë kësaj dite dhe keni për të përfituar pafundësisht. Mendimet e të tjerëve dëgjojini, po mos i merrni si bazë. Nëse keni një lidhje, edhe pse do jeni paksa irritues sot, ai që keni në krah do jetë shumë i duruar dhe do iu lërë të shpreheni si të doni. Ju beqarët do hidhni hapa të mëtejshme me atë që keni kohë që e pëlqeni dhe mund të mendoni edhe për zyrtarizime të shpejta. Shfrytëzojeni sa të mundni këtë ditë. Në punë, nëse punoni në fushën e industrisë keni për të marrë një lajm të mirë që do ju shtojë edhe më shumë dëshirën për të bërë përpjekje më tej. Sektori i financave do jetë në qetësi të plotë, por mos shpresoni të fitoni ndonjë lotari. As mos u qani sepse ka shumë më keq se ju.
Demi
Pavarësisht ndonjë kontradikte të vogël që mund të ndodhë sot, në përgjithësi gjërat do ju ecin mirë. Jeta juaj në çift do influencohet mjaft nga planetët. Ata do iu sjellin gëzim dhe emocione pafund. Bëni vetëm kujdes që dëshira për marrëdhënie intime të mos dalë mbi ndjenjat. Ju beqarët nën influencën e Mërkurit do tregoheni shumë kërkues dhe nuk do bini në dashuri me të parin që do takoni. Duhet ende kohë që për ju të ndodhin ndryshime. Në planin financiar do jeni shumë të privilegjuar dhe do keni vullnet të fortë për të arritur atë që dëshironi. Do arrini t’i sqaroni edhe keqkuptimet me kolegët. Sipas Dritare.net, me shpenzimet do tregoheni shumë të kujdesshëm. Kjo sjellje do e mbajë situatën në ekuilibër.
Binjakët
Një çështje e lënë pezull prej kohësh sot do mund të zgjidhet fare lehtësisht. Do jeni më të kujdesshëm dhe do ndiqni instinktin. Në jetën tuaj në çift gjithçka do të rregullohet nxitimthi. Edhe nëse keni pasur probleme duhet të qetësoheni sepse klima do të ngrohet. Tek ju beqarët do ndikojë mjaft Plutoni, i cili do e ndezë atmosferën, do sjellë pasion dhe shumë kënaqësi. Ka mundësi që personi që do takoni të jetë Demi ose Gaforrja. Në punë do jeni perfeksionistë dhe nuk do lini asgjë pas dore. Gjithçka do jetë e kuruar deri në detaje prandaj shefat do ju vlerësojnë më tepër. Duke u treguar të matur me financat do mund të keni edhe surpriza shumë të këndshme.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do adhuroheni për vullnetin e hekurt që do keni dhe nga ana tjetër do jeni më të përqendruar. Nëse jeni në një lidhje përfitoni nga çdo mundësi që do iu jepet për të bërë disa ndryshime. Do mund t’i largoni problemet e mëdha që keni pasur dhe do vendosni më tepër mirëkuptim. Ju beqarët do keni sukses dhe kjo do e shtojë egon tuaj. Personi që do takoni do zëre një vend të rëndësishëm në jetën tuaj tani e tutje. Në punë Mërkuri do ju hapë pista të reja dhe kontaktet do të shtohen. Agjenda do të përmbushet fije për pe. Buxheti nuk do jetë në momentin më të përkryer. Bëni mirë të mos e përzieni dashurinë me financat sepse do i humbisni të dyja njëherësh.
Luani
Duke u fiksuar në një drejtim të vetëm ka mundësi të humbni kohë kot sot. Nëse keni një lidhje edhe pse kohët e fundit marrëdhënia juaj me partnerin ka pasur disa probleme, gjatë kësaj dite gjithçka do të ndryshojë. Harmonia do fillojë pak nga pak të futet në jetën tuaj dhe ju do ndiheni mirë. Nëse jeni beqarë është më mirë të mos ndërmerrni asnjë iniciativë për t’u lidhur sepse do zhgënjeheni dhe do lëndoheni. Prisni edhe disa ditë. Në punë do kaloni një periudhë reflektimi dhe nuk do hidhni ende hapa. Mund të duket si humbje kohe, por nuk do jetë ashtu aspak. Do merrni forca për te ecur para me ritme akoma më të shpejta. Në sektorin financiar asgjë nuk do jetë shumë e thjeshtë. Duhet më shumë maturi.
Virgjëresha
Urani do ua trazojë pak jetën sot, por ama mund t’iu jepen edhe mundësi të reja nga të cilat do bëni mirë të përfitoni sa më parë. Nëse jeni në një lidhje do keni shumë fat. Falë përkujdesjes që do i kushtoni partnerit ai do ndihet mirë dhe ju gjithashtu. Përfitoni nga kjo ditë për të bërë edhe diçka më interesante. Ju beqarët nuk do i fshihni më ndjenjat, por do i shprehni gjithçka atij që pëlqeni. Një etapë e re do fillojë për ju. Në punë kolegët mezi do presin të bashkëpunojnë me ju dhe do kënaqen nga arritjet që do kenë. Marsi do ua mbrojë financat dhe do iu bëjë të jetoni më mirë se kohët e fundit. Mund të bëni edhe ndonjë transaksion.
Peshorja
Mos reagoni në gjaknxehtësi e sipër gjatë kësaj dite sepse do bëni gabime që do i vuani gjithë jetën. Nën ndikimin e Marsit ju të dashuruarit do përballeni me disa situata të sikletshme. Gjithsesi mos u shqetësoni sepse do i kaloni pa problem ato dhe në mbrëmje do të rindizet pasioni si më parë. Për ju beqarët nuk do jetë ditë me fat dhe nuk do ketë takime interesante. Në punë do jeni shumë të kujdesshëm dhe të matur. Asgjë nuk do ju nevrikosë dhe kjo do jetë pika më e fortë për të arritur atje ku keni dashur. Sipas Dritare.net, ekuilibri buxhetor do të mbrohet nga yjet. Do jeni më të favorizuar se më parë dhe do keni një përmirësim të ndjeshëm të të ardhurave.
Akrepi
Gjatë kësaj dite mund të ketë edhe të papritura në jetën tuaj. Shumë do mundohen t’iu nxjerrin nga rruga e drejtë dhe ju duhet t’iu tregoni të kundërtën. Në planin sentimental gjërat do shkojnë mirë sidomos nëse jeni në një lidhje. Vetëm bëni kujdes, nëse filloni të flisni për çdo gjë tjetër përveç dashurisë partneri edhe mund të mërzitet. Tregohuni të matur. Ju beqarët do jeni në mëdyshje ndërmjet të ruajturit të lirisë dhe të përjetuarit emocione të forta duke u lidhur me dikë. Reflektoni me kujdes për çdo hap që do hidhni. Në punë konkurrenca do të rritet akoma më shumë megjithatë mundohuni të mos rrëzoheni. Po ja dolët sot keni për të siguruar edhe një të ardhme më të ndritur. Me financat do keni fat dhe do jeni të mbrojtur. Më në fund do ia plotësoni edhe qejfin vetes duke blerë diçka që ju pëlqen.
Shigjetari
Marsi do ju bëjë më energjikë, por në disa momente thellë brenda vetes do keni dyshime për veten. Nëse keni një lidhje partneri mund t’iu bëjë një propozim të papritur. Mendojini mirë gjërat para se të jepni përgjigje. Për ju beqarët nuk do ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Vizita e një familjari që se keni parë prej kohësh do ju kthejë në të shkuarën dhe do ju japë shpresë për të realizuar disa nga ëndrrat tuaja. Në punë mendojini mirë rreziqet nëse do ju duhet të merrni një vendim. Pranoni edhe këshilla. Gjithsesi dëgjoni disa vete dhe prapë bëni si dini vetë. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, megjithatë mos kini fare merak sepse familjarët do ju mbështesin fort. Në mbrëmje do jeni më të qetë.
Bricjapi
Hëna dhe Urani do ju bëjnë dinamikë dhe shumë të sigurt në vetvete. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë për asnjë moment sepse përherë do dini si të veproni. Nëse keni një lidhje do bëni gjëra të veçanta për partnerin dhe ai do ndihet mirë. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni. Merrni kohën e duhur për të reflektuar mbi të ardhmen e jetës suaj. Në punë do keni shumë energji. Merruni fillimisht me ato që janë më të rëndësishme e më pas me të tjerët Iniciativa juaj nuk do të shuhet asnjë çast prandaj përgatituni të merrni komplimente nga kolegët apo shefat tuaj. Me financat nuk do dini si të silleni dhe shpesh keni për të bërë gabime të pafalshme. Po nuk e shtrënguat rripin tani që është momenti më vonë do e keni më të vështirë.
Ujori
Sot çdo gjë do varet nga mënyra sesi ju do veproni. Po u treguat liberalë më shumë nga sa duhet të tjerët do përfitojnë dhe mund t'iu rrëzojnë. Nëse keni një lidhje mos e toleroni shumë atë që keni pranë sepse do vijë një ditë kur ai do abuzojë me bujarinë tuaj. Më mirë ndaleni që tani sesa atëherë kur çdo gjë të ketë shkuar shumë larg. Për beqarët nuk është dite me fat. Në punë sot do jetë mundësia e fundit për te konkretizuar një projekt që e doni shumë. Edhe një nga ëndrrat tuaja do të realizohet. Përfitoni sa më shumë nga kjo ditë! Financat do jenë më të kënaqshme dhe kjo falë përkujdesit të treguar prej kohësh. Ja që kur bën përpjekje arrin atë që do.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do bëni mirë të reflektoni më gjatë dhe të braktisni disa zakone të këqija. Keni për ta parë se shumë shpejt gjërat kanë për të ndryshuar për mirë. Nëse keni një lidhje mos hidhni hapa të nxituara edhe pse mund t’iu pëlqejnë disa propozime të partnerit. Mundohuni që të mos lini pas dore as familjarët që do kenë nevojë sepse dashuria në çift nuk është gjithçka në jetë. Ju beqarët do e kërkoni kudo dashurinë, por as sot nuk do e gjeni. Në punë ka disa gjëra që ju nuk mund t’i toleroni dot. Bëjeni të ditur shqetësimin tuaj tek personat përkatës dhe të jeni të sigurt që ata do ju kuptojnë. Financat mbajini nën kontroll sepse çdo gabim i vogël do ju kushtojë shtrenjtë. /dritare.net