Dashi
Mos kërkoni për asnjë çast të bëni diçka me forcë apo inat sot sepse gjërat mund t'iu dalin tërësisht jashtë kontrollit. Nëse keni një lidhje gjërat nuk do iu ecin aspak mirë. Bashkëpunimi i kohëve të fundit rrezikon të prishet dhe në inat e sipër mund të thoni gjëra të gabuara. Nëse jetoni vetëm përgatituni për një ditë më interesante. Venusi do ju ndihmojë të keni një takim të këndshëm. Në punë do jeni shumë të kujdesshëm dhe do merrni vendimet e duhura. Mund të mendoni edhe për një punën tuaj pasditeve, e cila do iu japë një dorë. Në planin financiar është e nevojshme pak maturi. Buxheti nuk do jetë i keq, por po patët tendencë të shpenzoni shumë do keni probleme.
Demi
Yjet do e ndryshojnë vizioni me të cilin ju e shihni jetën. Shumë gjëra do jenë ndryshe sot. Nëse keni një lidhje, Planetët do e mbrojnë mjaft marrëdhënien tuaj dhe ju do kaloni një ditë të qetë. Merreni me optimizëm të ardhmen dhe gjithçka do shkojë ashtu si doni. Ju beqarët nuk duhet të ëndërroni shumë edhe pse mundësitë për të filluar një histori dashurie romaneske do jenë të mëdha. Sa më me këmbë në tokë të qëndroni aq më mirë do jetë. Në punë do josheni nga mundësitë që do iu jepen për ndryshime rrënjësore. Pavarësia është ajo që iu pëlqen më shumë se çfarëdo. Sipas Dritare.net, financat do jenë të paqëndrueshme. Tregohuni të matur nëse doni t’ju mbeten pak lekë në xhep.
Binjakët
Sado të mundoheni sot asgjë nuk do ju ecë si keni dashur dhe në shumë momente do ndiheni të trishtuar. Nën influencën e disa planetëve ju të dashuruarit do kaloni një ditë delikate. Partneri do vendosë pikat mbi ‘’i’’ dhe nuk do i tolerojë dot gabimet që ju keni bërë. Ju beqarët duhet ende të prisni sepse në jetë asgjë nuk është ashtu si e kishit menduar. Në punë dominojë dialogu me kolegët dhe vështirësitë do shtohen. Po nuk ndryshuat gjërat do marrin tatëpjetën. Në planin financiar për fat do keni mbështetjen e familjarëve sepse përndryshe, nga pakujdesia e treguar, vështirë se mund të përmbyllnit edhe gjërat më elementare.
Gaforrja
Sot do keni dëshirë t'ia mbathni nga rutina dhe t'i bëni gjërat ashtu si dëshironi. Për ju që jeni në një lidhje dita do jetë mjaft e animuar. Mund të mendoni edhe të largoheni pak kohë nga qyteti ku jeni për të përjetuar një eksperiencë të re. Për ju beqarët nuk do ketë ngjarje të rëndësishme ama dita nuk do jetë e mërzitshme. Do kaloni kohë me miqtë dhe do qeshni. Në punë Hëna do ju bëjë të merrni disa vendime radikale. Mos veproni me impulsivitet, por bisedoni më parë me disa miq të së njëjtës fushë. Këshillat e tyre kanë për të qenë vërtet të vlefshme. Rrethanat nuk do jenë të favorshme për ndryshime në planin financiar dhe ende nuk do arrini dot të bëni shpenzime.
Luani
Në çfarëdo situate që të jeni, gjatë kësaj dite nuk duhet të besoni verbërisht tek askush sado mirë që t’i njihni personat. Nëse jeni në një lidhje, falë mbështetjes që do iu japë Mërkuri në planin sentimental, marrëdhënia juaj me partnerin do fillojë të stabilizohet. Mund të ketë edhe ndonjë rizgjim të rrufeshëm të pasionit. Ju beqarët do keni takime mjaft të bukura. Përfitoni sa të mundni sepse mundësi të tilla nuk vijnë gjithmonë. Në planin profesional duhet të ruani marrëdhënie të mira me kolegët sepse në një moment ata do ju duhen për të hedhur hapat para. Ndryshime pozitive do ketë edhe në plani financiar. Do jeni më të përgjegjshëm për shpenzimet që do bëni.
Virgjëresha
Hëna do bashkëpunojë me Uranin gjatë kësaj dite dhe do ju ndihmojë të ruani kontrollin në gjithçka. Nëse keni një lidhje, falë mbrojtjes së Diellit jeta juaj do kalojë momente të këndshme. Nëse jeni të martuar do jeni më të privilegjuar dhe do ndiheni me fat që keni hedhur gjithë këto hapa. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni sharmante dhe gati për të filluar një lidhje. Bëjini sytë katër kudo që do shkoni sepse personi i duhur do jetë rreth jush. Në punë do keni ide shumë të mira dhe do mund t'i arrini të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes. Financat do jenë më të mira. Nëse keni planifikuar të blini një objekt me vlerë dhe mjaft të nevojshëm, më në fund do e realizoni.
Peshorja
Herë pas here dita e sotme do jetë e tendosur dhe mund të mos ndiheni shumë mirë. Bëni kujdes me çdo gjë. Ju të dashuruarit, edhe pse do jeni paksa acarues nuk do keni probleme serioze. Partneri do ketë durimin t’iu dëgjojë dhe nuk do ju thotë asgjë. Ju beqarët do dini sesi të joshni dhe si të afroheni akoma më shumë me atë që pëlqeni. As nuk e kishit menduar se gjërat do ju ecnin kaq mirë. Në punë do i merrni në dorë frenat dhe do dini kur të ecni e kur të ndaloni. Organizimi do jetë pika juaj më e fortë. Sipas Dritare.net, sektori i financave do jetë i kënaqshëm, por ende jo në stadin ku ju mund të shpenzoni pa ju dridhur dora aspak.
Akrepi
Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë të ruani një ambient të qetë. Disa probleme të së shkuarës do rikthehen dhe ju do vuani pamasë. Nëse jeni në një lidhje mos bëni gabim të luani me ndjenjat e partnerit sepse do e zhgënjeni atë dhe ai mund t'iu largohet përgjithmonë. Ju beqarët do e kuptoni se keni gabuar që nuk keni pranuar një ftesë dhe mund të bëni të pamundurën për ta rijoshur atë. Në punë yjet këshillojnë të tregoheni më të hapur dhe të pranoni edhe ndonjë propozim për ta provuar veten në një tjetër fushë. Me menaxhimin e financave tregohuni më striktë që mos bini në humnerë.
Shigjetari
Mundohuni të jeni sa më të logjikshëm sot sepse po gabuat do përballeni me pasoja të vështira. Në jetën në çift do të mbizotërojë rutina dhe mërzia. Klima e paqëndrueshme dhe mos kuptimi me njëri-tjetrin mund t’iu pushtojë papritur. Ju beqaret do keni dëshirë të provoni shumë aventura dhe jo dashuri afatgjata. Planetët do jenë në anën tuaj, por dijeni se kënaqësia nuk do jetë aq e madhe sa ju e prisnit. Në punë nuk do e keni të vështirë të pranoni opinionet e kolegëve ama në fund do jeni ju vetë që do bëni zgjedhjet përfundimtare. Për financat do kujdeseni më tepër dhe gjithë sakrificat që po bëni shumë shpejt do ju shpërblehen.
Bricjapi
Nuk do ndiheni shumë të qetë gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do shqetësoheni edhe për gjërat më të vogla. Venusi do merret me sektorin e dashurisë për ju të dashuruarit, por mos u varni tek ai për të rregulluar mosmarrëveshjet që kanë lindur mes jush dhe partnerit. Komunikoni më tepër dhe mos mbani të fshehta. Yjet do jenë mjaft të favorshëm për ju beqarët. Do keni mundësi të realizoni edhe një takim cilësor. Në punë, orientimi që ka marrë çdo gjë do ju shqetësojë pak. Bëni çdo gjë për ta rregulluar dhe nëse nuk mundeni të vetëm kërkoni mbështetje nga të gjitha ata që ju besoni. Ekuilibri financiar do varet direkt nga ju. Tregohuni vigjilentë sepse gabimi më i vogël mund t’iu kushtojë.
Ujori
Sot, ndryshe nga sa e keni menduar gjërat do ecin më mirë me kusht që të mos refuzoni ftesat dhe propozimet që do ju bëhen në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, pas një periudhe jo shumë të qetë që keni kaluar, situata do fillojë të qetësohet. Ankthi dhe stresi që iu kishte pushtuar do fillojë të largohet dalëngadalë. Takimet për ju beqarët do të shtohen edhe më tepër. Flisni sinqerisht me ata që do takoni në mënyrë që t’i njihni më mirë. Në punë do keni ide shumë origjinale, por mos pranoni t’ia shisni lëkurën ujkut për të arritur majat. Përqendrohuni dhe reflektoni para se të veproni. Jupiteri dhe Plutoni do të favorizojnë financat. Nëse tregoheni edhe pak më të matur, buxheti do të rritet.
Peshqit
Asgjë dhe askush nuk do ju sfidojë gjatë kësaj dite kështu që merrini gjërat me sa më shumë qetësi. Për ju të dashuruarit do të mbizotërojë lumturia. Vazhdoni të tregoheni tolerantë e të bëni disa lëshime të vogla dhe do e shihni që ambienti do ngrohet më tepër. Ju beqarët do jeni sharmantë dhe do bëni për vetë cilindo që iu pëlqen. Pritet edhe krijimi i ndonjë lidhjeje. Në punë do merrni iniciativa të guximshme dhe do i kaloni njëherë e mirë pengesat që keni pasur. Do e kuptoni se çdo gjë është më e thjeshtë nga sa keni menduar. Për sa iu përket financave do keni fat. Gjithsesi kjo nuk do te thotë që iu të hidheni menjëherë në detin e shpenzimeve. /dritare.net