Na ndiqni edhe në

Ditor

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Dashi

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Do jeni gjatë gjithë kohës në ankth sot dhe aspak të qetë. Nëse keni një lidhje do i rini ftohtë partnerit, jo se nuk e doni, por sepse nuk jeni në humor. Mund të lindin keqkuptime dhe marrëdhënia juaj do ketë krisje. Nëse jeni beqarë do mund të realizoni takime me persona të mençur dhe seriozë, por nuk do j mbushet mendja. Mesa duket ende nuk jeni pjekur për të kuptuar cila është më e mira. Nëse jeni në punë ka mundësi të niseni në një udhëtim me disa kolegë dhe do lindin incidente me ta. Asnjëri nuk do pranojë se ka pasur faj. Me shpenzimet mos spekuloni sepse do mbeteni pa para.

Demi

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Dielli do ndriçojë çdo gjë gjatë kësaj dite dhe do kaloni vetëm momente të këndshme. Ju të dashuruarit do përjetoni emocione të njëpasnjëshme me partnerin dhe do ndiheni gati edhe për të hedhur hapat e mëdha. Jeta juaj do marrë një kthesë totale. Edhe ju beqarët do keni të njëjtin fat. Mund të afroheni me një mik fëmijërie të cilin kishit vite që nuk e takonit. Në punë do jeni kurajozë dhe nuk do trembeni nga ngarkesa që mund t’iu jepet. Në çfarëdo profesioni që të jeni do keni fat. Situata financiare do ketë zhvillime pozitive dhe mund të shpenzoni pak më tepër pa pasur frikë.

Binjakët

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do ketë ndryshime shumë të mëdha në jetën tuaj. Venusi për fat të keq do ua vështirësojë goxha gjërat. Nëse jeni në një lidhje partneri do fillojë t'iu tregojë disa gjëra të së shkuarës që nuk do ju pëlqejnë aspak. Do krijoni një përshtypje të keqe dhe do mendoni të largoheni prej tij. E mira është të mos nxitoheni. Ju beqarët do takoni disa persona, por asnjëri nuk d ua mbushë mendjen për të filluar një lidhje. Në punë mos e kërkoni sot promocionin aspo diçka tjetër sepse shefat nuk do jenë të gatshëm t’ua plotësojnë dëshirat. Me shpenzimet do keni probleme të rënda nëse nuk arsyetoni.

Gaforrja

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Hëna do ju shtojë dëshirën për t’ia mbathur e për të bërë diçka ndryshe sot. Lëreni veten të lirë dhe ndiqni zemrën pasi nuk keni për t’u zhgënjyer. Ju që jeni në një lidhje do dashuroheni pa dorashka dhe në çdo moment do përjetoni kënaqësi të veçanta. Nëse jeni beqarë do ndiheni të bllokuar dhe nuk do ja shprehni dot ndjenjat një personi që e adhuroni. Po pritët gjatë ka rrezik që dikush tjetër t’ua rrëmbejë atë nga duart. Në punë, aftësia juaj komunikuese dhe bashkëpunuese do ju të arrini lart e më lart. Shumë do ju adhurojnë, do ju marrin si shembull dhe do ju kërkojnë këshilla. Financat nuk do jenë aq të kënaqshme sa për të hequr para mënjanë, prandaj bëni kujdes.

Luani

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Do keni moral shumë të fortë gjatë kësaj dite dhe mund të kaloni çdo lloj prove pa pasur asnjë problem. Bëni vetëm kujdes nga disa persona gënjeshtarë e hipokritë. Ju çiftet, edhe pse jeni në një lidhje do flirtoni me persona të tjerë dhe kjo do nxisë grindje me partnerin. Në fakt nëse nuk e doni me atë, me mire te ndërprisni menjëherë lidhjen Ju beqarët as që do mendoni ta ndryshoni statusin edhe pse në fakt mundësitë që do ju paraqiten do jenë të mira. Në punë do jeni dinamikë dhe do dini më së mirë se çfarë duhet të bëni në çdo situatë. Idetë tuaja do i shprehni pafundësisht. Buxhetin do dini gjithmonë si ta menaxhoni.

Virgjëresha

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Gjatë kësaj dite do ju duhet të merrni vendime në çdo sektor edhe pse herë pas here mund t’iu duket se nuk është momenti i përshtatshëm. Ka rrezik që jeta juaj në çift të ndërlikohet tej mase dhe ju do t’i kërkoni partnerit ndarje të përkohshme. Nëse jeni beqarë nuk do arrini dot ta bëni për vete personin që pëlqeni dhe do preferoni të mos pranoni as ftesat që do iu bëhen. Në punë do e ndieni më shumë peshën e hierarkisë dhe sidomos nga njëri prej shefave që duket sikur është zoti. Sido që të jetë duhet të bëni durim dhe të mos nxitoheni për asgjë. Në planin financiar situata nuk do jetë aq e qëndrueshme dhe aq e mirë sa për të bërë çdo investim të menduar.

Peshorja

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Sot më shumë se kurrë do mendoni për udhëtimet kështu që nëse nuk jeni nisur bëni gati valixhet. Nëse keni një lidhje në përgjithësi rutina do jetë mbizotëruese prandaj duhet patjetër të mendoni të bëni diçka ndryshe. Ju beqarët do takoheni me persona të rrezikshëm dhe ka mund të futeni në telashe nëse hidhni hapa. Më mirë prisni edhe pak kohë. Në punë nuk d keni shumë mendjen tek gjërat që keni për të bërë. Disa kritika do ju shpërqendrojnë tërësisht dhe do doni të reflektoni. Në planin financiar më mirë bëni llogari e më pas vendosni sa para do shpenzoni.

Akrepi

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Ditë shumë e paqëndrueshme ka për të qenë kjo e sotmja. Në shumë raste do bëni ju gabime me sjelljen. Nëse keni një lidhje partneri do jetë i gatshëm t’iu dashurojë pa dorashka dhe t’ua shprehë ndjenjat pafund, por duhet që ju ta lejoni. Mos u tregoni të egër sepse vetëm sa do e largoni atë nga vetja. Ju beqaret do mendoni vetëm për lidhje serioze dhe afatgjata prandaj nuk do preferoni të dilni me personat që do ju ftojnë të nisni aventura kalimtare. Në punë tregohuni të matur me hapat që do hidhni dhe mos besoni verbërisht tek disa kolegë që do hiqen si të mirë. Në planin financiar fati nuk do jetë me ju kështu që bëni llogari para se të shpenzoni.

Shigjetari

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Mos kërkoni gjithë kohës t’iu mbushni mendjen të tjerëve se keni të drejtë sepse vetëm sa do i ndërlikoni gjërat. Nëse keni një lidhje do jeni të shpërqendruar dhe do bëni gjëra të gabuara për të cilat do pendoheni menjëherë. Do ju lindë nevoja t’ia mbathni diku dhe të harroni gjithçka. Ju beqarët nuk do keni një ditë të qetë dhe nuk do e keni mendjen për të krijuar një lidhje. Në punë do bëni të pamundurën për të gjetur postin që ju përshtatet më shumë dhe për këtë ka rrezik të shkelni edhe mbi të tjerët. Ky do jetë një gabim i madh që do ju hapë telashe. Financat mbajini gjithë kohës nën kontroll sepse për pak dt do keni nevojë për para më shumë.

Bricjapi

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Çdo gjë do e merrni me buzëqeshje gjatë kësaj dite prandaj do kaloni edhe ndonjë problem të vogël që mund t’iu dalë. Ditë shumë euforike do jetë kjo edhe për ju që jeni në një lidhje. Shumë gjera do sqarohen njëherë e mirë mes jush dhe partnerit dhe e ardhmja do ndërtohet në mënyrën e duhur. Ju beqarët do realizoni shumë takime të bukura, kështu që do e keni pak të vështirë të bëni zgjedhje të menjëhershme. Në punë do e kaloni shumicën e kohës duke bërë plane të detajuara në mënyrë që më pas t’iu mbetët vetëm vënia në veprim e çdo gjëje. Në planin financiar do hidhni hapat e duhura dhe gjendja do jetë e shkëlqyer.

Ujori

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Që sot jeta juaj ne çift do ndryshojë rrënjësisht. Ditë më të bukura priten të vijnë kështu që përgatituni. Nëse jeni në një lidhje mos e nënvlerësoni veten. Partneri do ju dashurojë pafundësisht dhe do ju bëjë të ndiheni të përkëdhelur. Ju me të vërtetë keni cilësi të vyera. Nëse jeni beqarë do takoni persona shumë tërheqës, por mirë është të mos nxitoheni për asgjë. Në punë do i zgjidhni edhe problemet që ju kishin mbetur pezull dhe do ndiheni më të çliruar. Eprorët do ua vënë më në pah cilësitë që keni. Financat nuk do jenë të këqija, por duke bërë gabime me shpenzimet situata shumë shpejt mund të përkeqësohet.

Peshqit

Horoskopi i datës 28 shtator 2024 nga Christine Haas

Dielli dhe Urani do ju bëjnë të jeni gjithë kohës nën tension sot. Në disa momente karakteri juaj do sjellë probleme. Nëse jeni në një lidhje kjo nuk do jetë një ditë perfekte. Në shumë momente do ndiheni keq pranë atij që dashuroni dhe do keni zënka të forta. Ju beqarët më mirë të prisni edhe pak ditë sepse mundësitë e sotme do sjellin veçse lidhje të paqëndrueshme. Në punë do keni dëshirë të bëni disa ndryshime rrënjësore, por më parë duhet të merrni aprovimin e shefave. Bëni pak durim që të dilni të fituar. Buxhetin do e mbani nën kontroll gjatë gjithë kohës dhe nuk do ju dalin aspak probleme. /dritare.net