Dashi
Ka mundësi që gjatë kësaj dite ta keni të vështirë t’i shprehni, idetë, mendimet dhe ndjenjat. Sido që të vijnë punët ju duhet të bëni përpjekjet tuaja. Për ju të dashuruarit priten përgjithësisht momente pozitive. Çdo gjë do shkoje si e kishit menduar dhe nuk do konfliktoheni me të dashurin e zemrës. Ju beqarët do krijoni miqësi të reja dhe një prej tyre shumë shpejt do shndërrohet në diçka më tepër. Në punë do ketë ndodhi shumë të çuditshme kështu që duhet t’i bëni sytë katër. Kur t’iu duhet të merrni vendime këshillohuni njëherë edhe me miqtë. Nëse financat nuk janë në gjendjen më të mirë, mos ngurroni të kërkoni borxhet që iu kane marrë disa miq.
Demi
Do verboheni nga Neptuni gjatë kësaj dite dhe nuk do i bëni me kujdes llogaritë. Mund të humbisni edhe kohë kot së koti. Ka rrezik që monotonia dhe trishtimi ta pushtojnë lidhjen tuaj. Do bëni mirë të mos e humbni komunikimin me partnerin dhe të mos merrni vendime të nxituara. Urani do jetë planeti që do favorizojë takimet sentimentale për ju beqarët dhe do ua bëjë ditën më të bukur. Përfitoni sa më shumë që të mundni. Në punë do ju dëshmoni të gjithëve se jeni të devotshëm dhe nuk neglizhoni asgjë. Kritikat do i pranoni pa asnjë vështirësi dhe do bëni përpjekje për të arritur sa më lart. Perspektivat financiare duken të shkëlqyera.
Binjakët
Dita e sotme pritet te jete paksa e vështirë. Ndonjëherë do keni edhe dyshime për hapat që duhet të hidhni. Ju të dashuruarit do keni disa dyshime mbi partnerin dhe kjo do krijoje një atmosfere aspak të qetë. Mos thoni fjalë të pamenduara pa qenë të sigurt për diçka. Ju beqarët do jeni shumë sharmantë dhe do keni mundësi të bëjnë për vete cilindo që do iu pëlqejë. Në punë ka shumë mundësi që gjërat t’iu ndërlikohen goxha. Do keni shumë konkurrencë dhe do përballeni me vështirësi nëse nuk merrni masa. Instinktit mos i besoni shumë sot. Jupiteri do iu nxitë të shpenzoni pa reflektuar dhe financat do jenë goxha delikate.
Gaforrja
Shumë gjëra do qarkullojnë në mendjen tuaj gjatë kësaj dite. Do keni ëndrra pafund, por duhet të bëni durim që ato të realizohen. Ju që keni një lidhje duhet të reflektoni me kujdes mbi të ardhmen e jetës tuaj sentimentale. Nëse jeni beqarë, në një mënyrë ose në një tjetër do arrini ta bëjnë për vete personin që po vrojtoni prej kohësh. Më në fund edhe ju do filloni një angazhim serioz dhe afatgjatë. Në punë do dëshironi shumë të avanconi, por ambienti yjor nuk do jetë shumë i përshtatshëm. Tregohuni të kujdesshëm me çdo gjë dhe ruajeni fort ambicien që keni. Mungesa e realizmit në sektorin financiar do iu bëjë të gaboni rëndë. Shtrijini këmbët sa keni jorganin.
Luani
Gjatë kësaj dite do ecni me prioritete dhe sado të vështira t’iu vijnë gjërat do arrini të gjeni ekuilibrin. Ju të dashuruarit do keni pafundësisht diskutime. Do filloni të mendoni më tepër për të ardhmen dhe do bëni projekte afatgjata. Të dy do jeni të gatshëm të ndërmerrni iniciativa dhe të provoni gjëra të reja. Ju beqarët nuk do keni asgjë më tepër se disa njohje të reja. Në punë ka mundësi t’iu propozohet një post shumë i rëndësishëm që do ju bëjë edhe më të njohur, përfitoni nga rasti sepse vetëm ashtu keni për të ecur më përpara. Financat do jenë goxha të stabilizuara dhe kjo do iu qetësojë pa masë. Mund ta blini atë që keni menduar.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite do i keni gjërat shumë më të thjeshta edhe falë sjelljes dhe karizmës tuaj. Do ndiheni më të përmbushur dhe më të sigurt në vetvete. Nëse keni një lidhje shtojini paksa dozat e fantazisë dhe do e shihni që atmosfera do ngrohet së tepërmi. Për të mos lejuar rutinën t’ua shkatërrojë lidhjen duhet që herë pas here të tentoni gjëra të reja. Ju beqarët do takoni dikë me të cilin ia vlen të krijosh një lidhje. Në punë yjet do ju rizgjojnë dhe do rifilloni projektet e lëna përgjysmë. Nuk do ju mungojë as talenti dhe as durimi për të bërë më të mirën e mundshme. Situata financiare do konsolidohet. Do keni mundësi të kryeni edhe disa transaksione me rëndësi.
Peshorja
Qielli do hapet gjatë kësaj dite dhe për ju do jetë çdo gjë më e lehtë. Do jeni shumë më të hapur dhe pa komplekse kështu që nuk do ju trembin as sfidat. Pas një kohe të mbushur me mosmarrëveshje dhe debate të forta për ju të dashuruarit gjithçka do fillojë të rregullohet. Do i pranoni gabimet që keni bërë dhe do kërkoni falje. Nëse tregoheni më të kuptueshëm nuk do arrini më asnjëherë deri në këtë pikë. Ju beqarëve do iu duket se do iu bjerë nga qielli personi i ëndrrave. Në punë do përkushtoheni shumë për të përmbushur të gjitha objektivat dhe për të kaluar çdo lloj pengese. Edhe me kolegët gjithçka do shkojë mirë. Pranojini propozimet që do iu bëhen. Shpenzimet e domosdoshme i bëni, por mos e tejkaloni limitin.
Akrepi
Marsi do e ndezë jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndiheni keq. Tensioni nuk do ketë të mbaruar. Ka mundësi që ju të dashuruarit të mos keni ditë shumë të qëndrueshme. Nuk do mendoni në të njëjtën mënyrë si partneri juaj dhe kjo do e ndezë mjaft atmosferën. Nëse jeni beqarë nuk do arrini të realizojnë asnjë takim të veçantë dhe kjo do iu dekurajojë pa masë. Në punë, nëse punoni në grup jeta do ju marrë një drejtim tërësisht tjetër. Dëgjojini shefat dhe mos bëni gjëra që janë në kundërshti me ato që ata ju thonë. Në planin financiar do keni vështirësi dhe nuk do dini çfarë të bëni më parë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite duhet të bëni shumë kujdes mos bini pre e provokimeve sepse do futeni në rrugë pa dalje. Nëse jeni në një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë e qete, por nuk pritet të ketë asgjë spektakolare. Jetojeni jetën si t’iu vijë pa u stresuar e pa menduar për të ardhmen e largët. Ju beqarët do jeni joshës e do merrni propozime, por nuk do jeni në humor të mire për të dalë me ta. Në punë, elokuenca do jetë ajo që do ju ndihmojë të zgjidhni çdo lloj problemi. Tregohuni sa më diskretë dhe mos ua tregoni qëllimet të gjithë kolegëve. Ndikimi i Hënës do jetë negativ tek financat. Ekuilibri juaj do tronditet jashtë masa sidomos nga shpenzimet e tejskajshme.
Bricjapi
Ka mundësi të jeni shumë kapricozë gjatë gjithë kësaj dite dhe të mos arrini të mbani vetëm një drejtim. Në shumë momente do futeni në debate. Për ju që jeni në një lidhje, tensioni do fillojë të shuhet, por mos prisni që partneri t’iu hidhet në qafë dhe të beje sikur nuk ka ndodhur asgjë. Gjithçka do rregullohet me kalimin e ditëve. Ju beqarët nuk do jeni shumë të interesuar për dashuriçka kalimtare dhe do mbeteni sërish vetëm. Në punë mëngjesi do jetë delikat, por nga mesdita yjet do ju ndihmojnë të gjeni motivimin dhe do provokojnë ngjarjet që aq shumë keni pritur. Mund të merrni edhe vendime me rëndësi të madhe. Në planin financiar do keni goxha vështirësi. Kujdes me shpenzimet që do bëni.
Ujori
Gjatë ditës së sotme do keni shumë iniciativë dhe do dini si të ecni në rrugën e duhur. Gjërat do ju shkojnë edhe më mirë nga sa i kishit menduar. Nëse jeni në një lidhje, shenja juaj do jetë më e privilegjuara. Do përjetoni kënaqësi dhe emocione pa fund. Ju beqarët do jeni edhe më joshës dhe të gatshëm të krijoni një lidhje. Nëse afroheni me dikë që pëlqeni mos ngurroni as t’i shprehin pa fund ndjenjat dhe do ndihen më të sigurt për të ardhmen. Në punë gjërat nuk do funksionojnë ashtu si ju dëshironi. Mund të keni goxha vonesa dhe mund të ndiheni keq. Financat do jenë më të mira falë ndihmës që do iu japin familjarët.
Peshqit
Marsi do ju bëjë të reflektoni gjatë sot dhe më shpejt sesa zakonisht. Idetë do i keni të mirë, vetëm se nuk duhet të jeni impulsivë. Nëse keni një lidhje merrini gjërat si t’iu vijnë dhe mos mendoni aspak çfarë thonë të tjerët. Në fund të fundit është jeta juaj dhe jo e të tjerëve. Ju beqarët do keni një ditë të qetë dhe pa takime. Merruni me diçka tjetër që të mos e mbani mendjen tek dashuria. Ka kohë për gjithçka. Në punë do iu jepen detyra të reja sepse tashmë keni fituar besimin e shefave. Do çliroheni edhe nga disa detyrime dhe do i bëni gjërat shumë më lehtësisht se më parë. Për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni financat do çekuilibrohen. /dritare.net