Dashi
Do jeni shumë të shoqërueshëm dhe të dashur gjatë kësaj dite. Nuk do i vini re synimet e këqija të disa personave dhe mund të lëndoheni. Nëse keni një lidhje, edhe pse të afërmit do ju paralajmërojnë, ju sërish do e ngrini në piedestal partnerin tuaj. Kjo ka për t'iu sjellë zhgënjime dhe mërzitje të mëdha. Për ju beqarët do ketë plot takime, por do duhet kohë për njohje sa më të mire para se të hidhni hapa të rëndësishme. Në punë do keni aleatë të forta prandaj do i realizoni një e nga një të gjitha planet që keni bërë. Falënderojini sepse pa ta nuk do mundnit dot. Sektori i financave do jetë goxha i privilegjuar kështu që edhe po shpenzuat pak më tepër nga zakonisht nuk do keni tronditje.
Demi
Shumë do ju kenë zili gjatë kësaj dite kështu që mbrojeni veten në çdo moment. Për ju të dashuruarit çdo moment do jetë i mbrojtur nga yjet. Çdo gjë do ecë më së miri mes jush dhe atij që keni në krah prandaj shfrytëzojeni çdo sekondë. Edhe ju beqarët do jeni të bekuar nga yjet kështu që jeta ka për t'iu ndryshuar përgjithmonë. Ju duhet thjesht të bëhen gati. Në punë yjet nuk do i keni në favor dhe gjërat do bëhen gjithnjë e më të vështira. Kërkoni ndihmë sa pa qenë ende vonë sepse po i latë gjërat pas dore gjithçka do ju rrënohet. Sipas Dritare.net, sektori i financave do jetë i mirë. Do dini gjithë kohës si t'i menaxhoni paratë që do keni nëpër duar.
Binjakët
Do ecni me prioritete gjatë kësaj dite dhe gjithçka ka për të vijuar më së miri. Për ju të dashuruarit priten momente energjike dhe të mbushura me optimizëm. Do ndiheni gjatë gjithë kohës mirë dhe nuk keni për të pasur aspak mosmarrëveshje. Nëse jeni beqarë do e realizoni më në fund takimin tuaj të ëndrrave dhe shumë shpejt do filloni edhe një lidhje. Në punë mos ju besoni verbërisht gjithë bashkëpunëtorëve nëse nuk doni të zhgënjeheni. Çdo hap hidheni me mençuri e maturi. As thashethemeve mos ua vini veshin. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar sepse përndryshe mund t'iu dalin të papritura.
Gaforrja
Do inkurajoheni nga të gjithë gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më optimistë për të ardhmen. Nëse keni një lidhje, edhe pse kohët e fundit keni bërë gabime në jetën tuaj në çift, partneri nuk do iu mbajë mëri. Përkundrazi ai do ju dashurojë ashtu si gjithmonë dhe mund t'iu bëjë edhe një propozim interesant. Nëse jeni beqarë duhet t'i merrni gjërat sa më shtruar nëse nuk doni të vuani. Në punë nuk keni për të pasur aspak vonesa. Çdo gjë do ju realizohet ashtu si kishit ëndërruar përherë. Financat nuk do jenë të këqija, por pas shpenzimeve të palogjikshme gjendja do dobësohet ndjeshëm.
Luani
Të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur do zgjidhen gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të qetë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë dhe pa probleme. Do dini ta bëni tjetrin të ndihet mirë dhe nga ana tjetër do ndiheni më të plotësuar edhe ju. Gjithsesi për pasion të madh duhet të prisni edhe pak kohë. Ju beqarët nuk do jeni me fat në dashuri. Në punë do jeni të kujdesshëm me çdo hap dhe nuk do ju ndodhin probleme. Vazhdoni në këtë rrugë dhe keni për t’iu bërë më të njohur nga sa mendonit. Financat nuk do jenë të mira për të gjithë, por nuk duhet të keni turp ta pranoni ndihmën e familjarëve.
Virgjëresha
Ka ardhur dita e ndryshimeve dhe marrjes së vendimeve kështu që bëhuni gati. Për ju të dashuruarit është momenti ideal për t'u afruar sa më shume me partnerin tuaj. Po nuk e bëtë këtë gjë do pendoheni tej mase më vonë. Ju beqarët do dini si ta bëni për vete dikë që pëlqeni dhe shume gjëra kanë për të ndryshuar rrënjësisht në jetën tuaj. Në punë do i keni të gjitha mjetet për të arritur atë që dëshironi kështu që mund t’iu realizohen planet. Edhe kolegët do iu japin njëfarë mbështetjeje. Financat nuk do i mbani dot të stabilizuara sepse dëshira juaj për të kryer shpenzime gjithë kohës do jetë e papërmbajtshme.
Peshorja
Hëna do jetë planeti që do kujdeset në çdo moment për jetën tuaj në çift sot dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Për ju të dashuruarit kjo ditë do jetë e begatë dhe aspak problematike. Pasioni do jetë herë pas herë i zjarrtë dhe zemra do ju dridhet më shumë se kurdoherë më parë. Ju beqarët do jeni gjatë gjithë kohës në lëvizje. Do mund të keni plot njohje, por njëherë për njëherë nuk do doni të bëni zgjedhje. Sipas Dritare.net, në punë do filloni një sfidë të re dhe do luftoni fort për t’ia dalë mbanë. Rruga do jetë pak e gjatë dhe e vështirë, por jo e pamundur. Në planin financiar nuk do dini si ta menaxhoni situatën.
Akrepi
Sado që të mundoheni të mos i ndërlikoni gjërat gjatë kësaj dite nuk do ja dilni dot mbanë. Ju të dashuruarit do keni goxha mosmarrëveshje me partnerin dhe gjërat nuk do ecin aspak ashtu si i kishit ëndërruar. Nëse jeni beqarë nuk do i keni mendimet e qarta dhe nuk do hidhni asnjë hap. Me mirë prisni edhe disa kohë në mënyrë që të mos bëni gabime. Në punë do bazoheni vetëm në aftësitë tuaja sepse nuk do merrni mbështetje nga askush. Vështirësitë do jenë të njëpasnjëshme dhe ndonjëherë do doni të dorëzoheni përfundimisht. Në planin financiar gjendja ka për të qenë e jashtëzakonshme dhe nuk do keni aspak probleme.
Shigjetari
Dielli do ua ndryshojë shumë mendimet gjatë kësaj dite dhe do ndiheni më të gatshëm për të hedhur hapa të reja. Nëse keni një lidhje, përfitoni nga ambienti i qetë i kësaj dite për të folur hapur me partnerin dhe për të zgjidhur disa probleme që ua kishin bërë jetën të zymtë. Ju beqarët nuk do e keni mendjen tek dashuria pasi do mbështesni një mik të vjetër, i cili ka mjaft nevoje për ju. Në punë jo vetëm që do jeni ambiciozë, por edhe këmbëngulës. Komunikimi i mirë me kolegët dhe shefat gjithashtu do iu ndihmojë në çdo pikë. Në planin financiar është mirë të mos ndërmerrni shumë rreziqe edhe sikur gjendja të jetë e kënaqshme.
Bricjapi
Mërkuri do ketë ndikimin më të madh tek jeta juaj sot dhe do i ndryshoni disa gjëra. Nëse jeni në një lidhje, as mos mendoni të flirtoni me dikë tjetër pasi ky do ishte fundi i gjithçkaje të bukur që kishit ndërtuar. Ju beqarët bëni atë që do ju duket më e logjikshme, duke mos menduar aspak për opinionin e të tjerëve. Në punë ka mundësi që shefi të mungojë dhe ju me kolegët tuaj të bëni festë. Në fakt do mbeteni shumë mbrapa me projektet që keni nisur. Sipas Dritare.net, perspektivat financiare do jenë goxha të mira. Përfitoni për të bere disa investime që i keni menduar prej shumë kohësh, por që deri më sot nuk kishit mundur dot.
Ujori
Do vazhdoni të jeni në kërkim të perfeksionit edhe sot dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni. Nëse keni një lidhje, pas një periudhe paksa të vështirë për jetën tuaj gjërat duket se do fillojnë të ndryshojnë. Yjet do i keni në krah dhe ambienti do mbushet me ngjyra. Ju beqarët nuk do arrini dot ta gjeni personin e duhur kështu që do vazhdoni të mbeteni vetëm. Në punë do jeni të zotët, por duhet të bëni kujdes me impulsivitetin. Ai mund t’iu hedhë poshtë të gjitha përpjekjet që keni bërë deri më sot. Mos i hapni telashe vetes. Në planin financiar do vazhdoni te keni vështirësi të njëpasnjëshme. Kujdes me hapat që do hidhni.
Peshqit
Edhe pse në disa momente do ju duket sikur nuk do merreni vesh më ata që ju rrethojnë, nuk keni për të pasur probleme serioze. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë e ngrohtë dhe pozitive. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe kënaqësitë do jenë të forta. Ju beqarët do jeni të vendosur ta bëni për vete atë që pëlqeni dhe nuk do ndaleni derisa ta arrini qëllimin. Në punë nuk do e keni aspak të vështirë të përshtateni me situatat që do ju vijnë. Po të jeni edhe më të organizuar gjithçka do shkojë më së miri. Në planin financiar duhet të jeni sa më vigjilentë sepse përndryshe mund të mbeteni edhe pa para fare. /dritare.net