Dashi
Për shkak të ndikimit të madh të Hënës sot do jeni gjithë kohës në merak dhe të shqetësuar për mënyrën sesi do ju rrjedhin gjërat. Qetësohuni sepse përndryshe nuk do shijoni dot gjërat e bukura që do ju ndodhin. Nëse keni një lidhje duhet të përfitoni për të thurur plane dhe për të bërë projekte për jetën tuaj në çift. Do ia kaloni për mrekulli me partnerin dhe nuk do doni të ndaheni për asnjë moment nga ai. Ju beqarët nga ana tjetër nuk do e gjeni dot as sot atë që po kërkoni. Në punë kreativiteti që do keni do jetë pika juaj më e fortë, vetëm bëni pak kujdes me padurimin. Financat do jenë të lëkundura kështu që nuk këshillohet të merrni vendime të nxituara apo ta teproni me shpenzimet e panevojshme.
Demi
Pavarësisht se do ëndërroni për një jetë tjetër sot, në pamundësi për të bërë ndryshime do pranoni ato që kanë programuar yjet. Situata për ju të dashuruarit më në fund do çdramatizohet. Do arrini të komunikoni me më shumë qetësi me partnerin tuaj dhe do zgjidhni një nga një çdo mosmarrëveshje. Sipas Dritare.net, ju beqarët do jeni të privilegjuar për sa i përket jetës sentimentale dhe mund të takoni personin e ëndrrave. Në punë do jeni mjaft luftarakë, të motivuar dhe këmbëngulës. Dielli do ju bëjë edhe më të përgjegjshëm dhe të pavarur. Konkurrencën nuk do e keni aspak frikë. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme dhe do kryeni transaksione të rëndësishme.
Binjakët
Mundohuni t’i largoni mendimet e këqija gjatë kësaj dite sepse përndryshe jeta do ju bëhet e zymtë. Mendoni gjithmonë me pozitivizëm dhe largpamësi. Venusi, perëndesha e dashurisë do jetë aleatja juaj më e mirë për ju që jeni në një lidhje. Ajo do iu mbështesë në çdo moment dhe do ia kaloni më së miri me partnerin. Ju beqarët do keni mundësi të mira për takime emocionuese kështu që shfrytëzoni çdo moment. Në punë nuk do doni kurrsesi që t’iu shpëtojë një post nga duart dhe do lëvizni çdo gur për ta fituar atë. Mundet të përballeni fort edhe me disa kolegë. Me shpenzimet mos u tregoni impulsive. Blini vetëm gjërat më të domosdoshme dhe buxheti do mbetet i stabilizuar.
Gaforrja
Në vend që të rendni sa nga një anë në tjetrën, mundohuni të reflektoni dhe të përqendroheni në një vend. Për ju që jeni në një lidhje dita e sotme do jetë paksa e paqëndrueshme. Mundohuni me çdo kusht të largoni stresin dhe të mendoni më pozitivisht për të ardhmen. Ju beqarëve do iu shtohen të rrahurat e zemrës. Më në fund as ju nuk do ndiheni më vetëm. Në punë do keni të drejtë të merrni gjithë kohën e nevojshme për të realizuar detyrat. Bëni kujdes sepse me gjithë këto privilegje nuk do keni të drejtë të gaboni. Për shkak të disa shpenzimeve të domosdoshme që do iu duhet të kryeni financat do fillojnë të destabilizohen.
Luani
Gjatë ditës së sotme do ju duket sikur të gjithë ju gjykojnë dhe do keni frikë të hidhni hapa. Gjatë gjithë kohës do mundoheni të justifikoheni. Në jetën tuaj në çift do ketë edhe divergjenca pasi për asgjë nuk do merreni vesh me njeri-tjetrin. Për çdo temë do keni opinione të ndryshme. Nëse jeni beqarë do jeni të turpshëm dhe nuk do arrini t'i joshni personat që pëlqeni. Për ju ka për të qenë një ditë si gjithë të tjerat. Jeta profesionale do jetë e trazuar. Pavarësisht se jeni munduar shumë për të bërë diçka, do keni frikë të guxoni dhe dikush tjetër mund t'ua rrëmbejë një projekt nga duart. Buxheti për fat të mire do jetë i qëndrueshëm dhe nuk do gjendeni në vështirësi për të kryer shpenzimet e domosdoshme.
Virgjëresha
Ditë shumë e animuar do jetë kjo e sotmja. Do ndiheni gjithë kohës mire dhe do i jepni prioritet dashurisë. Ambienti në jetën tuaj në çift do jetë shumë i ngrohtë. Do jeni gjatë gjithë kohës në humor të dy palët dhe do bëni gjithçka që zemra t'iu rrahë akoma më fort. Ju beqarët mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin sepse mund të lëndoheni. Në punë do ndiheni më të lirë për të vepruar dhe mund të tentoni disa gjëra shumë interesante. Imagjinata gjithashtu nuk do ju mungojë. Buxhetin duhet ta mbani më shumë nën kujdes të paktën për disa ditë sa të kaloje periudha delikate.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do ecni me prioritete dhe nuk do keni një ditë aspak të trazuar. Pozitiviteti do ju shoqëroje gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje ambienti nuk do jetë aq i ngrohtë sa ju e prisnit. Bashkëpunimi do të shterojë dhe ndjenjat nuk do jenë më aq të thella sa më parë. Mundohuni të gjeni arsyet e gjithë kësaj situate të krijuar dhe t’i zgjidhni sa më parë. Ju beqarët do keni disa takime, por nuk do gjeni dot personin që keni ëndërruar. Sipas Dritare.net, në punë do pëlqeheni shumë për ruajtjen e sekreteve dhe për aftësinë për t’u përshtatur në ekip. Priten zhvillimi goxha pozitive gjatë kësaj dite. Kujdes me transaksionet financiare. Shtyjini ato për më vonë sepse situata nuk është e favorshme.
Akrepi
Për shkak të kundërshtimit të Hënës me Mërkurin gjatë kësaj dite mund të jeni të gatshëm të bëni çdo gjë dhe merrni parasysh edhe pasojat vetëm për të rregulluar problemet që këta planetë do sjellin. Për të dashuruarit do jetë ditë e këndshme. Komunikimi do të shtohet dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Jupiteri do favorizojë dashuriçkat për ju beqarët. Largojini komplekset dhe do dilni të fituar. Në punë nuk do ndaleni së e thëni me zë të lartë mendimin tuaj dhe do tregoni për gjërat që nuk shkojnë në kompani. Mund të flisni edhe për kushtet dhe për disa eprorë të paaftë. Situata financiare do fillojë të stabilizohet. Filloni njëherë të shlyeni borxhet që keni marrë prej kohësh dhe më pas merruni me të tjerat.
Shigjetari
Do bëni të gjitha përpjekjet e duhura sot për të arritur çdo objektiv, por gjërat nuk do jenë shumë të lehta. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë mjaft konfuze. Tregohuni sa më të sinqertë që të mundni sepse përndryshe do keni probleme. Nga ana tjetër mos flirtoni me dikë tjetër sepse partneri do jetë shumë xheloz. Ju beqarët nuk do keni fat dhe nuk do e gjeni dot personin që keni ëndërruar prej kohësh. Në punë do jeni më të motivuar nga më parë për të hedhur hapa të rëndësishme dhe nuk do ndaleni kollaj. Patjetër që mbështetja e shefave dhe kolegëve do jetë e vyer. Në planin financiar gjërat do kthehen në favorin tuaj. Përfitoni nga influenca e Uranit për të zgjidhur vështirësitë.
Bricjapi
Sido që të vijnë punët gjatë kësaj dite mirë është të mos ndikoheni nga të tjerët për të ndërmarrë hapa. Ju që jeni prej disa kohësh në një lidhje do kaloni momente të paharrueshme me partnerin tuaj. Do bëni çmos që të ndiheni të lumtur dhe do ia shprehni pa pushim ndjenjat atij. Ju beqarët do dilni me miqtë për të festuar diçka dhe atje papritur do ndodhë takimi i shumëpritur. Tregohuni sa më të hapur. Në jetën profesionale parashikohen ndryshime, por do kaloni orë të trazuara. Në jetë asgjë nuk është e thjeshtë, por lum ata që nuk dorëzohen lehtësisht. Në planin material, fati do iu buzëqeshë. Do kryeni transaksione të rëndësishme dhe afatgjata.
Ujori
Dita e sotme do jete përgjithësisht e qëndrueshme gjithsesi mundohuni të jeni gjithmonë sa më të matur që të mundeni. Jeta juaj sentimentale ka për të qenë shumë e bukur për ju të dashuruarit. Do i lini mënjanë problemet e së shkuarës dhe do mendoni vetëm si ta bëni të ardhmen sa më të këndshme. Ju beqarët do ndihmoheni nga disa miq dhe do arrini të paktën të realizojnë takime. Në punë do jeni pafundësisht të frymëzuar dhe do ndërmerrni iniciativa të mëdha. Nëse jeni me pushime mezi do prisni të riktheheni në zyrë. Financat do jenë të mbrojtura, megjithatë për të siguruar edhe të ardhmen mundohuni të bëni një menaxhim sa më të mirë.
Peshqit
Hëna dhe Marsi do bëhen bashkë sot për t'u bërë aleatë me ju. Ata do ju ndihmojnë të shmangni problemet. Ju që keni një lidhje do afroheni edhe më shumë me partnerin tuaj dhe emocionet do shtohen. Mosmarrëveshjet e së shkuarës do i lini prapa krahëve dhe të dyja palët do i pranoni gabimet që keni bërë. Ju beqarët nuk do jeni me shumë fat në dashuri kështu që më mirë të prisni edhe pak para se të hidhni hapa. Në punë nuk do jeni të pamatur, përkundrazi do e bëni gjithçka me delikatesë dhe përkujdes. Disa nga shefat do ju përgëzojnë më shumë se gjithë të tjerët. Buxheti do ketë goxha tronditje për shkak të borxheve që duhet të shlyeni, por edhe për shkak të shpenzimeve të domosdoshme. /dritare.net