Dashi
Edhe pse në mëngjes nuk do jeni në humor shumë të mirë, pas mesdite situata ka për të ndryshuar. Dita për ju që keni një lidhje do ju sjellë shumë kënaqësi. Do keni një simbiozë fantastike me partnerin dhe askush e asgjë nuk do ua prishë dot harmoninë. Ju beqarët do realizoni takime të njëpasnjëshme, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Në punë do jeni super të ngarkuar dhe në disa momente mund te reagoni jo në mënyrën e duhur. Kujdes me fjalët sepse do i sillni probleme vetes. Në planin financiar do gjeni zgjidhje për të gjitha problemet që keni pasur më herët.
Demi
Nën ndikimin e Diellit do jeni të frymëzuar sot dhe do doni të bëni gjëra të jashtëzakonshme. Ju të dashuruarit do jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj dhe do mërziteni kur ai të mos ua plotësojë dot të gjitha dëshirat. Rikthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Ju beqarët ka mundësi të bëni çmenduri vetëm që të mos qëndroni më vetëm. Të gjitha përpjekjet në fakt do japin frytet e veta. Në punë do jeni inteligjentë, do e dëgjoni tjetrin dhe do veproni në momentin e duhur. Do keni vetëm ndodhi pozitive. Sipas Dritare.net, financat nuk do jenë të shkëlqyera, por gjithësi disa përmirësime të vogla do ketë.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do jeni më të vendosur për t’i çuar gjërat deri në fund dhe asgjë nuk do ju duket e pamundur. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e qetë. Do keni me tepër kohë për të kaluar me partnerin dhe do diskutoni qetësisht me të për gjithçka. Ju beqarët do kaloni momente të këndshme falë disa personave që keni pak kohë qe i keni njohur. Shumë shpejt mes jush do krijohet një lidhje edhe më e ngushtë. Në punë duhet të reflektoni me kujdes para se të hidhni hapa. Me këmbëngulje dhe durim mund të arrini edhe më shumë nga sa e kishit imagjinuar. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë çdo hap duhet hedhur me maturi.
Gaforrja
Gjatë gjithë kësaj dite do ndiheni më të sigurt në vetvete falë mbështetjes së njëhershme të Marsit dhe Jupiterit. Gjendja shpirtërore do jetë e shkëlqyer. Për ju të dashuruarit priten momente shumë të bukura dhe shumë të veçanta. Shfrytëzojeni çdo sekonde sa të mundeni. Ju beqarët mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm që të arrini ta bëni për vete personin që pëlqeni. Në punë do keni vullnet të hekurt dhe të gjithë do ua vënë në pah cilësitë që keni. Duke ju kushtuar përkujdes edhe detajeve gjërat do ecin më së miri. Në planin financiar do arrini ta mbani ekuilibrin dhe do mendoni edhe ta përmirësoni atë.
Luani
Ditë goxha pozitive do jetë kjo e sotmja. Do jeni në humor dhe të gatshëm për t’i bërë të gjithë të buzëqeshin. Ju të dashuruarit do e konsolidoni tej mase jetën tuaj në çift dhe do i shihni gjërat krejtësisht ndryshe. Emocionet kanë për të qenë shumë të forta. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të hedhur hapa dhe as që do tentoni të joshin. Në punë do jeni shumë të mërzitur sepse një koleg shumë i dashur do largohet nga kompania. Kjo gjë do ju bëjë pesimistë dhe pa dëshirë për të përfunduar detyrat. Buxheti nuk do jetë i shkëlqyer, por me pak kujdes mund ta mbani të qëndrueshëm. Shmangni investimet e mëdha pasi nuk është ende momenti.
Virgjëresha
Gjatë kësaj ditë do jeni të logjikshëm dhe të arsyeshëm. Do mendoni shumë për të ardhmen dhe nuk do nxitoheni. Ju të dashuruarit do jeni në humor të shkëlqyer dhe do e dashuroni si asnjëherë më parë atë që keni në krah. Çdo çast do jetë një aventurë më vete për ju. Nëse jeni beqarë do fiksoheni aq keq pas dikujt saqë do sëmureni ngaqë nuk do ja dilni dot ta tërheqin pas vetes. Në punë mos u justifikoni për hapat që do hidhni sepse më mirë se ju nuk e di askush tjetër si duhet vepruar. Jeni vërtet specialistë të fushës dhe do ua tregoni të gjithëve. Ekuilibri financiar nuk do pësojë asnjë lloj tronditjeje kështu që mund t bëni pa frikë disa investime të matura.
Peshorja
Ditë normale dhe pa probleme ka për të qene kjo e sotmja për ju. Lëreni veten të lirë dhe merrini gjërat si t’iu vijnë. Ju të dashuruarit do kaloni plot momente të lumtura me partnerin tuaj dhe shpesh do ju duket sikur jeni mbi re. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit. Ju beqarët do keni veçse mundësi për flirtime dhe asgjë më shumë sesa aq. Do ju duhet të prisni ende për dashuri të mëdha. Në punë do ju duhet të përballeni me sfida të vështira, por që nëse i kaloni me sukses do ua ndryshojnë për mirë të ardhmen. Sipas Dritare.net, të ardhurat do kenë përmirësime edhe nga fakti që do keni fat në lojëra me shuma të konsiderueshme.
Akrepi
Pavarësisht kundërshtive të shumta që do keni sot, ju sërish do ja dilni mbanë të realizoni ato që mendoni dhe do arrini të organizoheni. Për ju të dashuruarit klime do jetë e favorshme për dialog dhe mirëkuptim. Do sqaroni sa hap e mbyll sytë të gjitha problemet në çift dhe do ndiheni shumë më mirë nga më parë. Ju beqarët, falë Neptunit dhe Uranit do realizoni takimin e ëndrrave dhe jeta do ju marrë tjetër drejtim. Në punë do jeni të vendosur për të realizuar një e nga një të gjitha objektivat, pavarësisht pengesave që do ju krijojnë ata që ju kanë inat. Financat do jenë goxha të mira, por duhet të kujdeseni gjithë kohës për to që gjendja të mbetet e tillë.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite, edhe falë mbështetjes së Hënës dhe Neptunit, do jeni shumë të arsyeshëm dhe do i bëni gjërat me radhë. Ju të dashuruarit do jeni tejet të përkujdesur ndaj partnerit tuaj dhe do mundoheni t'ia plotësoni dëshirat sa më shpejt që të mundeni. Nëse jeni vetëm nuk do ndieni asnjë lloj mungese në zemrën tuaj dhe nuk do hidhni asnjë lloj hapi. Në punë do ecni me prioritete dhe plane. Gjithçka do ju realizohet ashtu si dëshironi dhe do jeni më optimistë se më parë. Financat do jenë të mira dhe e gjithë kjo falë mbështetjes së pakushtëzuar të familjarëve tuaj. Tregojuani vlerësimin që keni, mos e fshihni.
Bricjapi
Ditë e vështirë dhe e mbushur me shumë sfida ka për të qenë kjo e sotmja. Jupiteri nuk do ju mbështesë, përkundrazi mund t’iu çojë në rrugë të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do bëni as përpjekjen më të vogël për ta përmirësuar marrëdhënien me partnerin. Situata do vazhdojë të jetë delikate. Dielli dhe Mërkuri do favorizojnë takimet për ju beqarët kështu që në çdo moment duhet t'i bëni sytë katër dhe duhet të përfitoni nga çdo moment. Në punë mirë është të planifikoni me kujdes çdo gjë para se të hidhni hapa. Financat nuk do jenë as të këqija, as në gjendjen më të mirë. Tregohuni gjithmonë të matur.
Ujori
Do jeni luftarakë gjatë kësaj dite dhe të gatshëm për të bërë çdo gjë që keni në mendje. Për të arritur qëllimet nuk do jeni aspak agresivë. Për ju të dashuruarit pasioni do jetë i zjarrtë. Yjet do mendojnë gjithë kohës që t'ua bëjnë të ardhmen sa më të bukur. Ju beqarët do keni njohje të shumta dhe njëri prej personave do ju duket ideal për të filluar së shpejti një marrëdhënie. Do ja bëjnë atij te ditur këtë gjë me mënyra interesante. Në punë do merrni çdo gjë që keni merituar. Përpjekjet që keni bërë do japin rezultatet e duhura. Financat nuk do jene as të këqija, por as në gjendjen më të mirë të mundshme.
Peshqit
Venusi dhe Plutoni do ju bëjnë më të qetë sot dhe më të gatshëm për të realizuar projektet që keni në mendje. Do jeni gjithë kohës me këmbë në tokë. Nëse keni një lidhje tensioni i kohëve të fundit do fillojë të qetësohet. Do i merrni gjërat më me qetësi në çdo moment dhe nuk do thoni asgjë pa e peshuar mirë. Ju beqarët duhet të jeni së më realistë pasi në të kundërt mund të zhgënjeheni pamasë e mund të lëndoheni. Profesionalisht do jeni gjithë kohës në lëvizje dhe arritjet do jenë të njëpasnjëshme. Do ecni para me ritme të shpejta dhe do kënaqeni. Perspektivat financiare duken të begata. Shfrytëzojeni këtë rast për të hequr ndonjë para mënjanë. /dritare.net