Dashi
Saturni do jetë planeti që do ju mbështetë sot dhe do vërë rregull në çdo fushë. Durimi do jetë gjithashtu një virtyt i çmuar. Nëse keni një lidhje pasioni nuk do ju mungojë. Në një moment mund ta bëni edhe pak xheloz partnerin për të parë nëse ai vazhdon t’iu dojë ende si dikur. Bëni vetëm kujdes mos e teproni. Për ju beqarët dita do jetë e mbushur me takime. Dikush do ju pëlqejë aq shumë saqë do mendoni të shkoni direkt në diçka serioze. Në punë do mësoni gjëra të reja nga projektet që keni nisur së fundmi dhe do ndiheni më të frymëzuat për të ecur përpara. Dielli, i pozicionuar mirë tek qielli juaj i financave do iu ndihmojë ta ruani ekuilibrin.
Demi
Pavarësisht sfidave që do iu dalin para sot, ju sërish do dini si të ruani qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin në çdo plan. Nëse keni një lidhje, partneri do tregohet më i afruar dhe do ju kërkojë falje për disa gabime që ka bërë. Në fakt do jetë vërteti sinqertë. Ju beqarët do e kini prioritet kërkimin e partnerit ideal dhe disa miq do iu mbështesin fort. Mund t'i shihni me sy tjetër edhe disa kushërinj të miqve tuaj. Sipas Dritare.net, në punë do jetë një ditë e ndarë në dy pjesë. Në mëngjes ambienti do jetë i ngrohtë dhe gjërat do iu ecin më mirë, ndërsa pasditja do jetë e lodhshme dhe mezi do shtyhet. Në planin financiar do keni mbështetjen e disa familjarëve,
Binjakët
Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm të bëni edhe kompromise vetëm për të arritur më të mirën në çdo fushë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë e stabilizuar dhe pa probleme. Ruajeni sa më shumë këtë klimë. Dita e sotme do jetë më e favorshme për ju që ende nuk e keni gjetur shpirtin binjak. Do jeni tërheqës dhe do i tërhiqni të gjithë pas vetes.. Askush nuk do jetë indiferent pasi t’iu shohë. Në punë do e keni më të lehtë të flisni me kolegët dhe të bini dakord për ndonjë bashkëpunim të mundshëm. Jupiteri do ndikojë tek financat dhe do iu bëjë më të matur. Para se të bëni një shpenzim do i bëni mirë llogaritë dhe do shmangni tronditjet.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite do dini të bëni ndryshimet e nevojshme vetëm që gjërat t'iu ecin sa më mirë dhe të ndiheni më të qetë. Për ju që keni një lidhje, sektori i dashurisë nuk do jetë aspak i kërcënuar. Përgatisni disa momente romantike për ta ndezur më shumë atmosferën. Ju beqarët do arrini të takoni personin që aq shumë e keni ëndërruar dhe do ndiheni shumë më të përmbushur se më parë. Zemra do fillojë të trokasë më fort. Në punë Mërkuri do ua qartësoje idetë dhe do jeni më të gatshëm të hidhni edhe hapa gjigande. Më të privilegjuar do jeni nëse punoni në shtet. Shfrytëzojeni këtë ditë edhe për të përmirësuar financat sepse jo gjithmonë fati do jetë pranë jush.
Luani
Dinamizmi do ju shoqërojë gjatë gjithë kësaj dite dhe do jeni burim shprese edhe për ata që ju rrethojnë. Të gjithë do kenë dëshirë t’i kenë pranë. Për ju të dashuruarit pritet që dita e sotme të jetë plot diell. Do flisni hapur me partnerin dhe nuk do i mbani asnjë mëri njëri-tjetrit. Ju beqarët do keni takime të njëpasnjëshme dhe nuk do dini kë të zgjedhin më parë. Reflektoni dhe besojini intuitës. Në punë do ju pëlqejnë shumë dita e sotme sepse do keni gjëra të ndryshme për të bërë dhe nuk do përballeni me rutinën. Do ndiheni edhe më të gatshëm për të ndërmarrë sfida. Në planin financiar do ndikojë si Marsi ashtu edhe Jupiteri. Të dy së bashku, këta planetë do sjellin probleme.
Virgjëresha
Sot do keni tendencë të jeni liderë dhe mund të dilni mbi të tjerët. Gjithsesi çdo hap hidheni me kujdes që të mos lëndoni ata që keni pranë. Ju të dashuruarit mos kërkoni të dominoni ne çift sepse do keni mosmarrëveshje me partnerin. Bëjini rezistencë ndikimit pervers të Jupiterit. Hëna do iu krijojë ju beqarëve mundësi të shumta për takime. Shfrytëzojini nëse nuk doni të vuani vetminë. Për një punë me cilësi do kërkoni infiormacione kudo dhe do e bëni gjithçka në mënyrën më të mirë të mundshme. Do ua vini veshin edhe këshillave që do iu jepen. Klima në planin financiar do jetë e paqëndrueshme. Shmangni transaksionet dhe ulni sa të mundni shpenzimet.
Peshorja
Sot do bëni të pamundurën t'iu shkoni deri në fund gjërave pavarësisht se sa të vështira do jenë ato. Besimin në vetvete do e keni shumë të madh. Nëse keni një lidhje mundohuni të largoni rutinën nga jeta juaj sepse ajo mund të sjellë disa probleme. Përgatisni edhe ndonjë surprizë që atmosfera të ngrihet më tepër. Ju beqarët nuk duhet të bëni sakrifica ekstreme vetëm për të ndryshuar statusin sepse sot nuk do ja vlejë. Sipas Dritare.net, në punë nuk do dyshoni aspak tek aftësitë që keni dhe do luftoni fort për të arritur majat. Shumica do habiten me rezultatet që do keni. Në planin financiar duhet të bëni kujdes nga influenca negative e planetëve sepse ata do iu nxitin të shpenzoni shumë.
Akrepi
Sot do keni tendencë të ngatërroni çdo gjë dhe nuk do arrini dot atje ku doni. Nuk ka për të qenë fiks dita që keni ëndërruar. Nëse jeni në një lidhje planetët do ua ndërlikojnë ditën dhe mund të kaloni mjaft vështirësi. Nuk jeni treguar shumë të sinqertë kohët e fundit dhe kjo po iu sjell probleme akoma më të mëdha. Për sa iu përket ju beqarëve, do flirtoni pafund dhe mund të keni edhe një mundësi shumë të mirë për të takuar dikë. Në punë disa kolegë do ju kundërshtojnë fort dhe do mundohen t'ua prishin planet që keni bëtë, por falë Mërkurit mund të arrini dalëngadalë t'i kaloni pengesat. Mërkuri do e ndriçojë sektorin e financave dhe nuk do hasni asnjë pengesë. Mundohuni të përfitoni sa më shumë për të bërë edhe ndonjë investim.
Shigjetari
Gjatë kësaj dite do jeni në gjendje të kontrolloni humorin tuaj dhe inatin do e largoni me diplomaci. Shumë porta do iu hapen sot. Nëse jeni në një lidhje do ndieni edhe më shumë për partnerin, por do jeni paksa kapricozë. Në një moment do iu ndryshoje pak humori për keq e mund të thoni diçka të gabuar, por partneri do iu kuptojë. Ju beqarët do jeni romaneskë, të ngrohtë dhe do veproni me delikatese. Mërkuri do iu ndihmojë të gjeni personin e duhur. Në punë Neptuni dhe Venusi do iu bëjnë më sharmantë dhe do arrini t'i bindni menjëherë eprorët. Në planin financiar organizohuni dhe merrni masa për t’u përballur momentet delikate. Planetët dhe disa të afërm do i keni pranë.
Bricjapi
Do jeni më të butë gjatë kësaj dite dhe do kërkoni t'i bëni gjërat sa më mirë. Nga ana tjetër do jeni edhe më të hapur për risi. Nëse jeni një lidhje do e kuptoni se për çfarë keni gabuar dhe do dini të kërkoni falje me mënyrën e duhur. Në mbrëmje do ndiheni mire pranë atij qe doni dhe marrëdhënia do behet edhe me harmonike. Nëse jeni vetëm, do bëni çmos ta ndryshoni rutinën. Në kërkim e sipër do gjeni edhe dashurinë e madhe që vjen njëherë në jetë. Në punë do e keni paksa të vështirë për të realizuar çdo gjë që keni planifikuar, megjithatë nuk do dorëzoheni deri në fund të ditës. Financat do jenë të pastabilizuara dhe pavarësisht se do kujdeseni për to nuk do ia dilni t’i përmirësoni.
Ujori
Gjatë gjithë kësaj dite planetët do ju bëjnë më energjikë dhe mezi do prisni të vini në jetë çdo ide që keni pasur në mendje. Ju te dashuruarit do tregoheni më të hapur me partnerin tuaj dhe do ta përforconi bashkëpunimin. Në disa momente mund të mendoni edhe të hidhni disa hapa më tej dhe t’i bëjnë gjërat më serioze nga sa kanë qenë. Ju beqarët do keni një takim të veçantë, por nuk do preferoni të krijojnë një lidhje me personin që do keni afër. Në punë do jeni shumë të zënë me detyrat që keni për t’u marrë edhe me kolegët. Do përdorni metodat e duhura për t’ia dalë mbanë e për të pasur një jetë profesionale sa më të mirë. Financat do jenë problematike. Kërkoni ndihmën e specialistëve për t’ia dalë mbanë.
Peshqit
Sido që të ketë qenë jeta juaj para pak kohësh sot Saturni do sjellë ngjarje pozitive. Do jeni të kujdesshëm edhe për detajet dhe nuk do ju dalin probleme. Urani premton jo vetëm sensualitet dhe ngrohtësi për ju të dashuruarit, por gjithashtu qëndrueshmëri dhe besnikëri. Do e kuptoni më në fund se ju dhe partneri jeni bërë për njëri-tjetrin. Ju beqarët do lodheni shumë duke kërkuar “gurin e çmuar”, por për fat të keq nuk ka shumë mundësi që ta gjeni. Edhe në punë do e rigjeni ekuilibrin dhe do ndiheni më të lirë për të bërë ato që keni menduar deri më sot. Tregohuni të matur nëse doni të kryeni operacione të mëdha financiare sepse situata nuk do jetë e kënaqshme. /dritare.net