
Dashi
Sot do jetë dita e ndryshimeve të mëdha sidomos nëse keni menduar për projekte të mëdha. Shëndeti fatmirësisht do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur. Nuk do mungojë ndonjë dhimbje e lehtë koke, por ajo do kalojë shpejt. E sigurt është se nuk do keni probleme serioze. Buxheti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur. Gjithë sakrificat e bëra kohët e fundit po japin rezultat e duhura. Ja që ja ka vlejtur gjithçka.
Demi
Gjatë kësaj dite do bëni një bilanc të jetës deri më tani dhe mund të bëni disa zgjedhje. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla përgjatë muajve, megjithatë në përgjithësi nuk do keni ankesa serioze. Me pak përkujdesje do i kaloni shpejt e shpejt. Sipas Dritare.net, në planin financiar do dini sa para të shpenzoni dhe sa të hiqni mënjanë për të siguruar të ardhmen.
Binjakët
Sot nuk ka për të pasur asnjë ndodhi negative megjithatë bëjini sytë katër dhe mos besoni mbi të gjitha tek personat që do duan t’iu mbushin mendje me lajka. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime. Mos u bazoni vetëm tek mjekësia alternative, por flisni me mjekët. Në planin financiar duhet të bëni kujdes sa më shumë sepse gabimi më i vogël mund t'iu çojë drejt probleme serioze.
Gaforrja
Shumë gjëra do ecin në rrugën e gabuar gjatë kësaj dite kështu që stresi. Ankthi dhe meraku do mbizotërojnë. Shëndeti nuk do jetë gjithë kohës i qëndrueshëm. Stresi do jetë ai që do sjellë herë pas here probleme. Në planin financiar nuk do arrini dot ta mbani ekuilibrin edhe pse do mundoheni gjithë kohës. Bëni edhe pak durim.
Luani
Gjatë kësaj dite do jeni shumë luftarakë dhe do dini si të zgjidhni çdo lloj problemi që do ju dalë para. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, madje do jeni edhe më energjikë se më parë. Shenjat e lodhjes do ndihen, por nuk do jenë shqetësuese. Për financat do jete ditë disi më e begatë. Do jeni më të qetë edhe nëse do dilni për të bërë pazare.
Virgjëresha
Plutoni dhe Dielli do përkujdeset për çdo detaj gjatë kësaj dite dhe do ua mbushë shpirtin me gëzim e dashuri. Shëndeti nuk do jetë i keq. Do keni rezistencë të mirë fizike dhe morale. Në planin financiar situata do jetë më e mirë se disa ditë më parë, por kjo nuk do të thotë që për këtë arsye të kryeni shpenzime të ekzagjeruara.
Peshorja
Sot do jeni më të vendosur për gjithçka dhe as nuk do trembeni nga personat që mund t’iu kundërshtojnë. Do i vini vetes një qëllim dhe do ja dilni mbanë. Shëndeti do ketë disa shqetësime të vogla, por deri në mbrëmje, falë përkujdesit që do tregoni, do rifitoni më tepër rezistencë. Financat nuk do jenë të mira për të gjithë prandaj çdo hap duhet ta hidhni me kujdes dhe maturi.
Akrepi
Ka shumë mundësi të revoltoheni ndaj padrejtësive gjatë kësaj dite dhe nuk do toleroni asnjë çast. Shëndeti do jetë shumë i mirë gjatë mëngjesit, por mund të ketë probleme të vogla në mbrëmje. Kujdesuni për veten më tepër se zakonisht. Në planin financiar do dini si t'i menaxhoni të ardhurat tuaja në çdo moment dhe gjendja do fillojë të stabilizohet.
Shigjetari
Sado të ndikojë pozitivisht Hëna dhe Neptuni gjërat sot nuk do ju ecin shumë mirë. Shpesh do mërziteni e do ndiheni keq. Me shëndetin duhet të bëni kujdes. Gjendja juaj nuk do jetë shumë e mirë kështu që mos neglizhoni asgjë. Financat do dini si t'i mbani të qëndrueshme. Do keni të ardhura edhe për të bërë disa investime me vlerë.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do jeni në kërkim të emocioneve të forta dhe shpesh do ja lini gjërat edhe fatit. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, por stresi dhe ankthi mund të sjellin disa shqetësime. Mos i lini ato pas dore. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni qetësisht dhe pa frikë.
Ujori
Sot do keni të gjithë forcën e mundshme për të përballuar sfida që do ju dalin para. Për sa i përket shëndetit duhet thënë se ai do ketë herë pas here disa probleme. Dëgjojeni më tepër trupin tuaj dhe kujdesuni për të pa qenë vonë. Buxheti do ketë përmirësime të dukshme, mos u shqetësoni për asgjë. Vazhdoni menaxhimin siç e keni bërë së fundmi.
Peshqit
Ndiqni instinktin gjatë kësaj dite dhe nuk keni për të dalë të humbur. Këshillat e të tjerëve dëgjojini, por në fund vendosni vetë. Shëndeti do ketë vështirësi të vogla, por dalëngadalë do fillojë të stabilizohet. Do kujdeseni më shumë për veten. Në planin financiar do i rregulloni të gjitha problemet që keni pasur. /dritare.net

















