Dashi
Sot do jeni shumë më të logjikshëm dhe do bëni edhe propozime mjaft interesante. Keni për të fituar edhe simpatinë e disave që nuk ju pëlqenin. Ju të dashuruarit do jeni më romantikë dhe me më shume imagjinatë. Po nuk patët frikë të provoni gjëra të reja do përjetoni edhe më shumë emocione. Ju beqarët do jeni me pasiononte dhe do kërkoni më të mirën për veten. Mundësitë do jenë të shumta dhe interesante. Në punë do jeni shumë më kreative dhe intelekti që keni do ju bëjë të arrini majat. Keni për t’i arritur shumë më shpejt të gjitha objektivat që i keni vënë vetes. Ditë e shkëlqyer për financat. Mërkuri do iu ndihmojë të përmirësoni buxhetin dhe do bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.
Demi
Ka mundësi që sot në shumë momente të ndiheni të mërzitur dhe të mos keni dëshirë për të bërë asgjë. Fatmirësisht planetët nuk do ju lënë në baltë dhe mund të ndryshojnë gjithçka. Ju të dashuruarit, për njëherë të vetme do e lini veten të lirë dhe do i shprehni ndjenjat tuaja pa menduar si do i presë partneri. Do keni edhe kurajë të flisni shumë hapur. Ju beqarët do keni ndryshime dhe takime, por nuk duhet të premtoni asgjë pa qenë të sigurt. Sipas Dritare.net, në punë hapat që do hidhni mund të mos ju çojnë atje ku kishit menduar dhe në disa momente do ndiheni vërtet keq. Nëse sapo keni filluar një punë të re tashmë gjërat do ju ecin qetësisht. Në planin financiar do keni mundësi të mira për të përmirësuar buxhetin. Tregohuni edhe më të kujdesshëm me shpenzimet që bëni.
Binjakët
Buxheti do luajë rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e jetës tuaj në çift gjatë kësaj dite. Herë do ndiheni mirë, por herë do jeni edhe nervozë. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj në çift ka pasur tronditje, bëni të pamundurën për të zgjidhur gjithçka. Flisni me partnerin për çdo shqetësim apo problem dhe keni për ta parë se gjërat do shkojnë mirë. Ju beqarët do jeni shumë këmbëngulës në kërkimin e dashurisë. Nuk do jeni të fiksuar pas pamjes së dikujt pasi më shumë rëndësi do ketë njeriu. Ka mundësi të gjeni dikë të së njëjtës klasë sociale. Në punë, më në fund do vini një zbatim njohuritë e marra më parë dhe do ndiheni edhe më mirë me veten. Falë Merkurit do ketë përmirësime të ndjeshme të financave.
Gaforrja
Në disa raste do ndiheni nën presion sot për të bërë më të mirën e mundshme. Mundet edhe të lodheni pak, por do arrini atë që dëshironi. Për jetën sentimentale do jetë ditë më e favorshme për ju që ende nuk e keni gjetur shpirtin binjak. Do jeni tërheqës dhe magnetë të vërtetë. Askush nuk do kalojë pa i hedhur njëherë sytë nga ju. Nëse jeni në një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë e stabilizuar dhe pa probleme. Ruajeni sa më shumë këtë klimë. Në punë keni për t'u përballur me sfida të forta, por asgjë nuk do ju duket e papërballueshme. Jupiteri do ndikojë tek financat dhe do iu bëjë më të matur. Para se të kryeni një shpenzim duhet t’i bëni mirë llogaritë.
Luani
Edhe pse humori do ju ndryshojë shumë shpesh gjatë kësaj dite ju do arrini të hidhni hapat e duhura. Ju të dashuruarit do iu gjeni zgjidhje të gjitha problemeve që keni pasur dhe do vendosni rregull. Nuk do keni me keqkuptime dhe zënka për gjëra pa vlerë. Klima për ju beqarët do jetë e dyzuar. Tregohuni sa më të matur që mos përballeni me surpriza të këqija sepse do ketë edhe nga ata persona që do mundohen të përfitojnë. Jeta profesionale do kalojë peripeci. Herë pas here do ju duhet edhe të prisni orë me radhë për të arritur atë që doni. Financat do jenë të pastabilizuara, por nëse tregoheni të arsyeshëm dhe largpamës mund të mos arrini fundin e humnerës. Ju mundeni kështu që bëni përpjekje.
Virgjëresha
Dielli do ju ndihmojë t'i kaloni të gjitha vështirësitë që do ju dalin. Përfitoni për të rënë edhe më shumë në sy. Marrëdhënia juaj në çift do shkojë për mrekulli dhe secili nga partnerët do respektojë lirinë dhe pavarësinë e tjetrit. Harmonia do të mbizotërojë shumicën e kohës. Venusi do iu bëjë ju beqarëve më sharmantë dhe mundësitë për të takuar personin ideal do jenë të shumta. Gjithsesi mos merrni menjëherë vendime. Në punë do bëni një specializim që do ju ndihmojë të ecni me ritme edhe më të shpejta. Në planin financiar çdo gjë do shkojë ashtu si ju e kishit llogaritur. Menaxhimi i mirë çon gjithmonë në sukses.
Peshorja
Gjatë kësaj dite duhet të bëni të pamundurën për t'iu qëndruar sa më larg konflikteve sepse ato do ua përkeqësojnë jetën dhe do ju vënë para provave të vështira. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të kapeni edhe pas gjërave më të vogla me partnerin tuaj dhe do ju duket sikur gjithmonë ua kanë fajin të tjerët. reflektoni dhe keni për ta kuptuar se gaboheni. Ju beqarët n\më mirë të bëni durim dhe të prisni edhe pak kohë para se të hidhni hapa sepse nëse i bëni sot do lëndoheni shpejt. Në punë do jetë ditë shumë ë trazuar dhe do bëni gabime të njëpasnjëshme. Sipas Dritare.net, gjendja financiare do mbetet delikate dhe e trazuar.
Akrepi
Nëse mendoheni disa herë para se të veproni nuk do mund të bëni gabime sot. Nëse jeni në një lidhje, Mërkuri do krijoje të gjitha kushtet e nevojshme që ju dhe partneri të dialogoni sa më mirë me njeri-tjetrin. Mos e privoni veten nga asgjë dhe merrni të gjithë kohën e nevojshme për te diskutuar. Nëse jeni vetëm pritet të keni një takim të rëndësishëm. Sido që të jetë mos u nxitoni për të marrë vendime. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe nuk do ndaleni para asnjë sfide. Do i mbroni idetë tuaja edhe sikur të gjithë t'iu vihen kundër. Nëse nuk bëni shumë shpenzime nuk do keni asnjë problem as në planin financiar.
Shigjetari
Do zgjoheni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë për të pasur momente të bukura. Influenca e Venusit në planin sentimental për ju të dashuruarit do jetë pozitive. Lidhja juaj do të përforcohet edhe më tepër. Nëse jeni beqarë do futeni në një situatë mjaft pështjelluese. Nga njëra anë do doni të njëjtën pavarësi që keni dhe nga ana tjetër nuk do doni të qëndroni më vetëm. Në punë perspektivat duken të mira, por rruga për të arritur në pikën finale do ketë edhe pengesa. Financat do jenë goxha të stabilizuara dhe ju do merrni vendime mjaft të rëndësishme. Do ndiheni më të qetë se më parë.
Bricjapi
Mbështetja e Saturnit dhe Uranit do ju bëjë të ndërmerrni edhe më shumë iniciativa dhe vendime sot. Karakteri juaj pasionant do dale me ne drite sot. Ju të dashuruarit do ia kaloni për mrekulli me partnerin tuaj dhe do e respektoni mjaft mendimin e tij. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni ashtu si jeni dhe të mos kërkoni të imitoni dikë tjetër. Vetëm kështu do bëni për vete personin që iu pëlqen. Në punë lodhja do jetë e madhe, por kjo nuk do ju pengojë aspak për t'i çuar deri ne fund objektivat që iu janë dhënë. Në planin financiar do përballeni me vështirësi goxha të mëdha. Nëse nuk merrni masat e duhura do keni mjaft probleme.
Ujori
Sot do kërkoni të bëni çdo gjë ndryshe pse jo edhe t'ia mbathni diku për të harruar të gjitha problemet që keni pasur. Klima në jetën tuaj në çift do fillojë të ngrohet. Do bashkëpunoni për gjithçka me partnerin tuaj dhe do i pranoni edhe kritikat. Në fund te fundit ai që iu do të mirën iu nxjerr në pah edhe gabimet. Pamja e jashtme do iu ndihmojë ju beqarët të tërhiqni vëmendjen e shumë personave. Përfitoni sa të mundeni. Në punë, nëse nuk doni të keni surpriza të këqija rrethohuni përherë nga aleatë besnikë dhe të zotë. Shtrëngojeni pak rripin në planin financiar nëse nuk doni të ngeleni me xhepat bosh.
Peshqit
Do jeni më të qetë, më të butë dhe më optimistë gjatë kësaj dite prandaj do i kaloni më lehtë vështirësitë. Tensioni që kishte rrethuar lidhjen tuaj do të zbutet goxha. Do ndiheni më të qartë dhe do sqaroheni me partnerin. Nëse jeni beqarë, qielli juaj do të dominohet nga Venusi. Nuk do keni ndonjë dëshirë të madhe për të krijuar një lidhje, por personi që do takoni do iu bëjë të ndërroni mendim. Në punë nuk do keni probleme serioze, por nuk do mungojnë vështirësitë. Mos u dorëzoni për çdo lloj arsyeje. Më në fund edhe financat do fillojnë të përmirësohen. Gjithsesi kujdes me shpenzimet impulsive. /dritare.net