Horoskopi i Branko për 16 shkurt 2026: Çfarë parashikojnë yjet për çdo shenjë?
Dritare.net

Sipas parashikimeve të astrologut italian Branko, dita e hënë, 16 shkurt 2026, sjell zhvillime interesante për të gjitha shenjat e zodiakut. Saturni është protagonisti kryesor i kësaj periudhe, duke ndikuar fort në dashuri, përgjegjësi dhe projekte afatgjata.
Dashi
Saturni ka hyrë në qiellin tuaj dhe marrëdhëniet që lindin tani kanë potencial të bëhen serioze. Është momenti për reflektim të thellë dhe për një “revolucion” të brendshëm. Jeta sociale merr rëndësi të veçantë.
Demi
Periudhë e favorshme për çështjet financiare dhe profesionale, falë ndikimit pozitiv të Saturnit. Hëna në aspekt jo të favorshëm me Marsin mund të sjellë vonesa të vogla, por pa penguar fatin.
Binjakët
Saturni ju shtyn të merrni përgjegjësi dhe të mos shmangni detyrimet. Rritet optimizmi dhe pasioni; priten momente të zjarrta në dashuri.
Gaforrja
Ndodheni përballë zgjedhjeve të rëndësishme profesionale, por mos lini pas dore ndjenjat. Urani dhe Jupiteri sjellin fat dhe zhvillime pozitive, mjafton të ruani ekuilibrin mes punës dhe jetës private.
Luani
Saturni ju bën më të pjekur dhe më të durueshëm, por nuk këshillohen iniciativa të mëdha këto ditë. Prisni një moment më të favorshëm për vendime të rëndësishme.
Virgjëresha
Fati po lëviz në anën tuaj. Pranvera pritet të jetë sezon rilindjeje dhe ndryshimesh të mëdha. Urani favorizon çështjet ekonomike. Kujdes vetëm nga shqetësime të vogla shëndetësore.
Peshorja
Kujdesuni më shumë për trupin dhe aktivitetin fizik. Dashuria do të jetë në plan të parë dhe Saturni do t’ju mbështesë në këtë fushë për një periudhë të gjatë.
Akrepi
Ndjeni emocione të forta, si para një debutimi të rëndësishëm. Marsi dhe Hëna mund të ndikojnë te shëndeti, ndaj mos neglizhoni sinjalet e trupit. Venusi zgjon pasionin.
Shigjetari
Saturni pozitiv ju bën më kreativë dhe më të gatshëm për argëtim. Mundësi për njohje të reja, edhe me persona në moshë të ndryshme. Hëna favorizon diskutimet për çështje ekonomike.
Bricjapi
Mbështetuni te forca dhe stabiliteti juaj për të nisur projekte të reja. Klima familjare dhe qetësia e fundjavës ju japin energji për të vazhduar me besim.
Ujori
Pasioni ndizet sërish. Jeni më të lehtësuar se javët e kaluara, por kujdes me fjalët dhe veprimet në publik. Suksesi mund të ngjallë xhelozi.
Peshqit
Asnjë planet kundër jush në këto 24 orë. Me largimin e Saturnit nga shenja juaj rikthehet dëshira për siguri materiale. Mos e ktheni në obsesion; ruani realizmin./L.Fd-dritare/net