
DASHI: Po përjetoni një fundjavë me ngarkesë të fortë emocionale dhe polemika, disa prej të cilave mund të shmangeshin. Duhet të tregoheni më të hapur ndaj partnerit dhe të mos ndikohemi nga nervozizmi. Mos lejoni që ngjarjet negative jashtë shtëpisë t’ju ndikojnë.
DEMI: Fundjava do të jetë ideale për t’i kushtuar më shumë kohë vetes dhe interesave personale. Gjatë javës keni qenë të zënë me problemet e punës, por tani do të keni mundësi të relaksoheni me një hobi ose me miq.
BINJAKËT: Në dashuri mund të lindë diçka interesante, sidomos për ata që janë ende në kërkim të shpirtit binjak. Yjet favorizojnë njohje të reja, mjafton të jeni socialë dhe të mos mbylleni në shtëpi.
GAFORRJA: Disa çështje të mbetura pezull duhet të zgjidhen shpejt, sidomos në familje. Do të nevojiten durim dhe diplomaci për të menaxhuar situata të ndërlikuara.
LUANI: Fundjava është dinamike dhe plot energji, por duhet ta drejtoni këtë forcë drejt harmonisë, sepse shpesh po përfundoni në konflikte me të tjerët. Në dashuri kërkohet dialog i sinqertë.
VIRGJËRESHA: Këto ditë duhet të ngadalësoni ritmin, pasi vini nga një javë e lodhshme. Gjeni kohë për mirëqenien tuaj, ndoshta përmes meditimit ose relaksimit.
PESHORJA: Kjo e diel është e favorshme për të sqaruar keqkuptime dhe për të forcuar lidhje. Intuita juaj mund t’ju ndihmojë edhe në një çështje financiare fitimprurëse.
AKREPI: Emocionalisht jeni të lodhur dhe më nervozë se zakonisht. Megjithatë, dita ofron mundësi për të sqaruar një keqkuptim me një person të rëndësishëm.
SHIGJETARI: Duhet të hapeni më shumë ndaj aventurës për të dalë nga rutina. Ndjeni nevojën për një ndryshim dhe për t’i dhënë një drejtim të ri jetës.
BRICJAPI: Ju pret një fundjavë konstruktive sidomos në punë. Do të duhet të provoni strategji të reja për të dalë nga një situatë e ndërlikuar.
UJORI: Ndonjëherë shprehni mendimet edhe kur nuk ju kërkohen. Kjo mund të sjellë keqkuptime në punë, ndaj sqarojini sa më shpejt.
PESHQIT: Po kaloni një periudhë të qetë dhe harmonike. Në punë kërkohet më shumë përqendrim dhe kujdes për të arritur një objektiv të rëndësishëm./L.F-dritare.net