Na ndiqni edhe në

Ora e Gallatës

Çfarë biseduan privatisht Rama dhe Erdogan/sipas tregimit të truprojës

Çfarë biseduan privatisht Rama dhe Erdogan/sipas tregimit të
Ditët e fundit të kryeministrit Rama kanë qenë shumë të ngarkuara me aktivitet diplomatik ndërkombëtar.

Së pari ishte takimi me kryeministrin kinez në Sofje. Nga takimi me liderin komunist, Rama doli i pakënaqur pasi kinezët ishin shumë seriozë në programet e tyre. Për më tepër kryeministri kinez për shkak se nuk dinte anglisht dhe ishte i detyruar ti dëgjonte nga përkthyesi, nuk arrinte ti kuptonte barcaletat e Ramës dhe për këtë shkak disa herë në vend se të qeshte, qante.

Vetëm pas takimit kur e sqaruan se kinezçja ka lidhje me intonacionin e fjalëve, Rama e kuptoi pse dështoi.

Një keqkuptim tjetër ishte biseda mbi korrupsionin. Kur i tregoi bashkëbiseduesit kinez luftën e madhe që po bënte kundër tij, ai e pyeti sesa kishin pushkatuar. Por Rama këtu i shpjegoi se ne jemi vend evropian. As në këtë rast nuk u kuptuan.

Gjithçka ndryshoi kur vajti në Turqi. Bashkë me Thaçin, karahas Medvjedevit dhe presidentëve të tjerë nga Azia e Mesme që kishin nga 20 vjet në post, u ndje si në ujërat e veta. Ai tregonte barcaleta në shqip dhe ata qeshnin.

Pas ceremonisë i shprehu Erdoganit shqetësimet që kishte pasur kohet e fundit, dhe pa që mikpritësi u mallëngjye. I tregoi sesi shqiptarët nuk po kuptonin që si artist që ishte donte t’iu bënte një teatër të ri dhe kishin ditë që protestonin. Të paktën kam liderin e opozitës që është djalë i qetë i tha bashkëbiseduesit.

Pyetjes së Erdoganit se mos ishte ai që e kishte emëruar kundërshtarin e tij, Rama i tregoi se edhe të donte, më mirë nuk do të gjente. Ai mi kupton hallet dhe telashet, i tha.

Pastaj Rama e informoi si po ecin punimet e xhamisë së madhe dhe si po restaurohen pesë të tjera. Ato vërtetë janë fonde të qeverisë turke, por ty nuk besoj se të vjen keq, i tha Rama.

Erdogani u tregua mirëkuptues në këtë pikë, por i tha që të bënte edhe ndonjë rrugë se edhe turqit që janë më fetarë se shqiptarët, nuk të votojnë po bëre vetëm xhami, se duan edhe rrugë e bukë.

Pas këtij takimi relaksues, Rama u kthye në Tiranë ku situata është mëse e qetë. Në telefon përgëzoi Taulantin që e kishte mbajtur mirë ngarkesën dhe deputetët e tjerë që e kishin mbyllur gojën në mënyrë shembullore./dritare.net