Na ndiqni edhe në

Bota

Zv. kryeministri kroat qëllon me armë nga makina, nisin hetimet!

Zv. kryeministri kroat qëllon me armë nga makina, nisin hetimet!

Një video e Ministrit të Bujqësisë dhe zëvendëskryeministrit kroat, Josip Dabro duke gjuajtur nëntë të shtëna nga një pistoletë HS-2000 përmes një dritareje të hapur, teksa lëvizte me një makinë është bërë virale në rrjetet sociale.

Ashtu siç shihet edhe në videon e publikuar nga index.hr, Dabro, ndodhet në vendin e pasagjerit.

Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës. Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllanë tim Mario”.

Pasi ai qëllon nga dritarja e makinës, fillon të këndojë dhe më pas vendos pistoletën brenda dhe thotë “Përshëndetje, vëlla Mario, natën e mirë”.

Pas publikimit të videos autoritetet kroate, kanë nisur hetimet për zëvendëskryeministrin./E.P-dritare.net

@index.hr Ministar poljoprivrede i potpredsjednik vlade Josip Dabro ispaljuje devet hitaca iz pištolja HS-2000 kroz otvoreni prozor dok se vozi u osobnom automobilu.Hice je, čini se, ispaljivao nadomak naseljenog mjesta jer se kroz prozor vidi ulična rasvjeta, a u jednom se trenutku vidi i kuća.#indexhr #viralvideos #fyp #foryoupagе #foryourpagе #croatia #news #politics #HDZ #DP ♬ original sound - Index.hr