Na ndiqni edhe në

Bota

Zjarret në Los Anxhelos. Çfarë shkoi keq?!

Zjarret në Los Anxhelos. Çfarë shkoi keq?!

Mediat amerikane po e përshkruajnë hapur atë që ka ndodhur në rajon gjatë njëzet e katër orëve të fundit si fatkeqësinë më të rëndë të zjarrit në historinë e shtetit të Kalifornisë. Qindra mijëra hektarë, së bashku me shtëpitë dhe dyqanet, si dhe infrastrukturën, janë bërë hi dhe tri frontet e ndryshme janë kufizuar vetëm në një masë të vogël, pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve dhe mekanizmave lokalë.

Zjarret në Los Anxhelos. Çfarë shkoi keq?!

Shkalla e fatkeqësisë, kalon 50 miliardë dollarë, me perspektivë për t'u rritur ndjeshëm pas regjistrimit përfundimtar të dëmeve materiale. Kjo do të thotë se ata që i mbijetuan makthit të zjarrtë do të kërkojnë, përveç dëmshpërblimit, edhe përgjigje për faktin se përse ndodhi kjo katastrofë.

Zjarret në Kaliforni nuk janë një fenomen i pazakontë dhe sado ekstreme të ishin kushtet, me erëra të thata që fryjnë me shpejtësi të madhe, ka disa pika "të errëta" në lidhje me gatishmërinë e qytetit dhe shtetit këtë herë. Ka një pyetje serioze në lidhje me furnizimet me ujë në shtet, si dhe në qytetin e Los Anxhelosit.

Zjarret në Los Anxhelos. Çfarë shkoi keq?!

Presidenti i sapozgjedhur Trump akuzoi guvernatorin demokrat Gavin Newsom, se kishte zgjedhur "të shpëtonte një peshk të vogël sesa të hidhte miliona metër kub ujë në rrethin e tij."

Akuzat e Trump mund të mos jenë të vërtetuara dhe mund të mos ketë asnjë provë që t'i mbështesë sot, por duke pasur parasysh faktet, pala tjetër nuk mund të provojë me prova se kishte sasi të mjaftueshme uji për të mbuluar nevojat e mëdha të zjarrfikësve.

Zjarret në Los Anxhelos. Çfarë shkoi keq?!Zjarret në Los Anxhelos. Çfarë shkoi keq?!

Sipas dëshmive të zjarrfikësve në rrjetet amerikane, në shumë raste nuk ka pasur sasi të mjaftueshme uji për të shuar zjarret.

Një tjetër pyetje e rëndësishme që lind dhe po del gjithnjë e më shumë në plan të parë është qëndrimi i kryebashkiakut të Los Anxhelosit, i cili, pavarësisht provave të palëkundura në lidhje me rreziqet e një mega zjarri në zonë dhe rekomandimeve të zjarrfikësve për përforcime, zgjodhi të vazhdojë me planin origjinal të bashkisë dhe shkurtoi fondet me dhjetëra miliona dollarë në vit./K.C/dritare.net