Zhduket aktorja e njohur, i biri gjendet vetëm në varkë, në mes të liqenit
Dritare.net
Ylli i Glee, Naya Rivera është zhdukur, ndërsa djali i saj u gjet vetëm në një varkë në mes të liqenit në Kaliforninë Jugore. 33-vjeçarja mori me qira një varkë të mërkurën në Liqenin Piru, në veriperëndim të Los Angeles.
Dhe doli bashkë me të birin. Një oficer i policisë tha se, për shkak se ishte natë u detyruan të pezullojnë operacionin e kërkim-shpëtimit. Djali i Riveras u vërejt nga një anije, tre ore pasi aktorja kishte marrë varkën. Ai u tha hetuesve se e ëma kishte shkuar për not, por nuk u kthye. Të martën, Rivera postoi në Twitter një foto të vetes dhe djalit të saj ndërsa shkruante: "Vetëm ne të dy".
Rivera është e njohur për rolin e tifozes Santana Lopez, në Glee. Serial-komedia muzikore u transmetua në Fox nga 2009 deri në 2015./K.C/dritare.net