
Zgjedhjet në Itali/ Qeverisja e Mario Draghit sjell fundosjen e populistëve
E Martë 19 Tetor 2021, 18:06
Dritare.net
Italia ka zhvillluar zgjedhje dje dhe sot, zgjedhje në të cilat kanë humbur populistët e djathtë të Lega-s së Matteo Salvinit ashtu edhe populistët e Lëvizjes 5 yje. Koalicioni që është udhëhequr nga Partia Demokratike është shpallur fitues në pesë qytetet e mëdha: Romë, Milano, Torino, Napoli e Bologna.
Fitore ka pasur edhe në qytete të vogla por të rëndësishme si Lattina dhe Cosenca në Calabria. Ndërkaq i vetmi kandidat fitues i Lega-s së Salvinit ka qenë në Trieste.
Qytetet e mëdha që janë fituar nga Partia demokratike:
Roma-Roberto Gualtieri
Torino- Stefano Lo Russo
Napoli -Luciano Mottola
Milano – Giussepe Sala
Bologna – Matteo Lepore

















