Na ndiqni edhe në

Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë deri në qershor

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë deri

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara synojnë që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë të përfundojë deri në muajin qershor, duke shtuar se të dyja palët janë ftuar për bisedime në SHBA javën e ardhshme.

Sipas Zelenskyt, Uashingtoni ka propozuar për herë të parë që ekipet negociuese të Ukrainës dhe Rusisë të zhvillojnë një takim në territorin amerikan, me shumë gjasë në Miami. Ai konfirmoi se pala ukrainase ka pranuar ftesën për pjesëmarrje.

Deri tani nuk ka pasur reagim zyrtar as nga Uashingtoni dhe as nga Moska lidhur me këtë propozim. Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump prej më shumë se një viti, që nga rikthimi i tij në detyrë, ka shtyrë përpara idenë e përfundimit të konfliktit.

Ndërkohë, Rusia ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, veçanërisht në kushte temperaturash shumë të ulëta./K.C/dritare.net