
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë për kanalin televiziv italian Rai 1 shprehet se është gati të flasë drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, por vetëm pa asnjë ndërmjetës.
Zelensky tha se do të fliste vetëm me Putinin, për kushtet e dialogut, jo për kushtet e ultimatumeve.
Më tej ai tha se hapi i parë i qartë për mbajtjen e bisedimeve do të ishte kur Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina. Sa më shumë raste të brutalitetit të hapur nga rusët që shfaqen, si ato në Bucha , Borodyanka apo Mariupol, aq më pak tolerant do të jetë ai ndaj çdo negociate me Rusinë, shtoi Zelensky.
Ukraina dhe Rusia nuk kanë zhvilluar bisedime ballë për ballë që nga 29 marsi dhe kryenegociatori i Moskës, Vladimir Medinsky, që atëherë ka thënë se bisedimet e paqes po mbaheshin nga distanca./BBC/Xh.Xh/dritare.net

















