Na ndiqni edhe në

Bota

Zelandë e Re/ Vaksinimi për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë, i detyrueshëm!

Zelandë e Re/ Vaksinimi për punonjësit e arsimit dhe

Zelanda e Re, e ka bërë të detyrueshëm vaksinimin aktikovid për personat që punojnë në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit.

Ministri i Zelandës së Re për luftën kundër kovidit, Chris Hipkins, ka dhënë lajmin përmes një deklarate në faqen zyrtare të ministrisë në lidhje me vaksinimin e detyruar për punonjësit në dy sektorë kritikë, për të parandaluar përhapjen e pandemisë.


“Edhe pse shumica e punonjësve në këta sektorë janë të vaksinuar plotësisht ose pjesërisht, ne nuk mund t’i lëmë asgjë rastësisë”, tha Hipkins.

“Po e bëjmë vaksinimin të detyrueshëm. Ky nuk është një vendim i lehtë, por ne kemi nevojë për këta njerëz, të cilët punojnë me komunitete të cënueshme që nuk janë vaksinuar ende”, shtoi ai.

Sipas të dhënave zyrtare në Zelandën e Re, 67% e popullësisë ka marrë dozën e parë të vaksinës, kurse 47% të dyja dozat./M.M-dritare.net