
Sting ndërpret koncertin për Ukrainën: Demokracia është në rrezik!
Dritare.net
Ylli i popit Sting ndërpreu një koncert në stadiumin kombëtar të Varshavës në Poloni të shtunën në mbrëmje dhe iu drejtua me një mesazh audiencës së tij.
Ai foli për luftën në Ukrainë dhe tha se demokracia ishte nën sulm në mbarë botën duke e quajtur sulim rus një absurditet të bazuar në një gënjeshtër.
Ai i kërkoi një aktori popullor polak, Maciej Stuhr, të dilte në skenë gjatë shfaqjes për të përkthyer paralajmërimin e tij se demokracia ishte në rrezik të madh të humbte nëse nuk e mbrojmë atë.
“Alternativa e demokracisë është një burg, një burg i mendjes. Alternativa e demokracisë është dhuna, shtypja, burgimi dhe heshtja. Lufta në Ukrainë është një absurditet i bazuar në një gënjeshtër. Nëse ne e gëlltisim atë gënjeshtër, gënjeshtra do të na hajë,” tha Sting dhe më pas kaloi dorën në qafë në një gjest mbytjeje.
Pas fjalës së tij këngëtari performoi Fragile, teksti i të cilit përfshin fjalët se asgjë nuk vjen nga dhuna dhe asgjë nuk mundet kurrë të vijë prej saj./M.K/dritare.net

















