
Ylli i Broadway, Nick Cordero pasi kaloi muaj në kujdes intensiv për shkak të komplikacioneve të koronavirusit, ka humbur jetën.
Lajmin e vdekjes së aktorit 41-vjeçar e ka dhënë bashkëshortja e tij Amanda Kloots përmes një postimi në Instagram.
"Jam shumë e lënduar. Zemra më është thyer pasi nuk mund ta imagjinoj jetën time pa të", shkruan ajo.
Ajo tregoi se burri i saj kishte luftuar me koronavirusin për 95 ditë, por në fund nuk kishte fituar.
Cordero ishte nominuar për një çmim Tony për rolin e tij në Bullets Over Broadway. Ai gjithashtu kishte role aktive në Waitress dhe A Bronx Tale./E.B-dritare.net

















