
Votojnë 84 milionë amerikanë/Trump-Biden, ja kush qëndron në krye të sondazheve!
Dritare.net
Katër ditë para zgjedhjeve presidenciale, 84 milionë amerikanë kanë votuar tashmë, përfshirë 30 milionë personalisht dhe 54 milionë me postë. Votuesit në Amerikë do të vendosin në 3 nëntor nëse Donald Trump do të mbetet në Shtëpinë e Bardhë edhe për katër vjet të tjera.
Përballë tij qëndron demokrati Joe Biden, i përfshirë në politikën amerikane që prej 1970.
Ndërsa afrohet dita e zgjedhjeve, kompanitë e sondazheve po përpiqen të vlerësojnë se kush kandidat është më i preferuari.
Por pavarësisht kësaj, sondazhet jo domosdoshmërish parashikojnë rezultatin e zgjedhjeve. Në 2016, për shembull, Hillary Clinton ishte në krye të sondazheve dhe fitoi gati tre milionë vota më shumë se Donald Trump, por humbi zgjedhjet.
Në këto zgjedhje, që prej fillimit të garës Joe Biden është renditur i pari në sondazhe. Ai ka pasur një epërsi prej 10 pikësh në krahasim me presidentin amerikan. Megjithatë ka ende ditë përpara, në të cilat rezultati mund të ndryshojë. /L.F-dritare.net

















