
Raste pozitive me kovid në presidencë/ Vladimir Putin vetëkarantinohet!
E Martë 14 Shtator 2021, 12:12
Dritare.net
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se do të duhet të qëndrojë në izolim për disa kohë, sepse raste me Covid-19 janë zbuluar në mjediset e presidencës.
Presidenti rus nuk do të udhëtojë në Taxhikistan këtë javë për të marrë pjesë në takimet e sigurisë, por do të marrë pjesë në një telekonferencë, është thënë në deklaratë.
Të hënën, presidenti i Rusisë priti në Moskë homologun e Sirisë Bashar al-Assad dhe në Kremlin atletët e ekipit Paralimpik rus. Sipas zëdhënësit të presidencës ruse, Putin ka rezultuar negativ ndaj Covid-19, por do të qëndrojë në karantinë, për të mos rrezikuar stafin dhe ata që qëndrojnë rreth tij./M.M-dritare.net

















