Vizita historike në Indonezi! Ja mesazhi që i përcolli Papa Françesku botës!
Dritare.net
Papa Françesku po zhvillon një vizitë historike në Indonezi, e cila ka popullsinë më të madhe të myslimanëve në botë. Gjatë qëndrimit të tij në Indonezi, ai do të vizitojë xhaminë kryesore të kryeqytetit, do të takohet me presidentin në largim Joko Widodo dhe do të mbajë një meshë për rreth 70,000 njerëz.
Në takimin e parë mbajtur me qytetarët, Papa e nisi kështu fjalimin:
"Për të promovuar harmoninë, e cila siguron paqen dhe bashkon forcat për të mposhtur çekuilibrat dhe varfërinë, Kisha Katolike dëshiron të rrisë dialogun ndërfetar.
Në këtë mënyrë do të jetë e mundur të eliminohen paragjykimet dhe të nxitet një klimë e respektit dhe besimit të ndërsjellë, e cila është thelbësore për të përballuar sfidat e përbashkëta, duke përfshirë atë të luftimit të ekstremizmit dhe intolerancës.
Kisha Katolike, vë veten në shërbim të së mirës së përbashkët dhe dëshiron të forcojë bashkëpunimin me institucionet publike dhe subjektet e tjera të shoqërisë civile”.
Në botë, vazhdoi ai, ka raste kur besimi në Zot vihet vazhdimisht në plan të parë, por shpesh për fat të keq nxitet përçarje dhe urrejtje.
“Harmonia në fakt arrihet kur secili është i përkushtuar jo vetëm ndaj interesave dhe vizionit të vet por në funksion të së mirës së të gjithëve, për të mundur çdo formë të mjerimit moral, ekonomik, social”./M.K-dritare.net