
Virologia kineze: Covid u krijua në laborator, askush nuk thotë të vërtetën. OBSH bashkëpunon me Kinën
Dritare.net
Burimi: TGCOM24
Mjekja kineze, Li-Meng Yan i ka drejtuar gishtin Kinës dhe fajëson qeverinë se ka gënjyer për entitetin real të Sars-Cov-2. Në një intervistë për News Mediaset ajo thotë se pandemia është një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Virologia, e cila është arratisur në SHBA, shprehet se në të vërtetë virusi u krijua në laborator kinez. Ajo ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se OBSH-ja po bashkëpunon me Kinën.
"Pandemia është një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të lëshuar nga një laborator. Askush nuk po thotë të vërtetën. OBSH bashkëpunon me Partinë Komuniste Kineze.", thotë ajo.
Virologia premton se shumë shpejt do të zbulojë provat që do të konfirmojnë teorinë e saj:
"Së shpejti unë do të botoj një raport tjetër, përveç atij që kam publikuar. Ai ka shumë detaje specifike se si u zhvillua virusi dhe kush i posedonte substancat e përdorura. Atëherë të gjithë do të kuptojnë se kam të drejtë."
Më në fund, virologia i dërgon një mesazh komunitetit shkencor, i cili në të kaluarën e akuzoi për përhapjen e një teorie të pabazuar:
“Unë kam vite që punoj në këtë fushë, jam në krye të kërkimeve dhe e di se si funksionon. Shkencëtarët dhe revistat që më kritikuan, i besuan asaj që u filtrua nga goja e akademikëve të tjerë. "/Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

















