Vietnami, deri më sot është konsideruar një histori suksesi për sa i përket menaxhimit të pandemisë së koronavirusit. Por ditët e fundit, situata është bërë shqetësuese. Vietnami, i cili ka një popullsi prej rreth 95 milionë, ka raportuar 509 raste që prej fillimit të pandemisë. Ndërsa sot ka shënuar viktimën e parë nga Covid-19.
Në dallim nga shumë vende të tjera, Vietnami veproi shumë herët, duke mbyllur kufijtë me të gjithë, përveç shtetasve të tij. Kushdo që hyn në vend duhet të karantinohet për 14 ditë dhe t'i nënshtrohet testimit.
Por në fillim të kësaj jave, koronavirusi, pas më shumë se 100 ditësh u shfaq sërish, duke detyruar vendin të bëjë hapa pas dhe të rivendosë masat kufizuese./L.F-dritare.net